English

Shkoder: Policia Bllokon Qarkullimin E Motorreve Te Ujit Ne Plazhin E Velipojes

SHKODËR, 5 Korrik/ATSH-G. Marku/- Policia e Shkodrës bllokoi sot qarkullimin e motorrëve të ujit në plazhin e Velipojës, duke bërë të ditur se nga sot ato nuk do të lejohën më të lëvizin në ujë. Ky vendim u morr sot gjatë një takimi të drejtorisë së Policisë Qarkut Shkodër në bashkëpunim me Drejtoria Rajonale te Kufirit me drejtues të Prefekturës në qëndër të plazhit të Velipojës, ku merrin pjesë edhe përfaqësues të komunës Velipojë, pronarët e motorave të ujiit, etj. Në takim u ra dakort që motorat e ujit të mos lejohen të qarkullojnë, pasi përbëjnë rrezik si dhe shqetësojne pushuesit. Ky vendim erdhi si pasojë e ngjarjes aksidentale dy ditë më parë në plazhin Velipojë, ku shtetasi L. Shala, 24 vjeç, lindur në Ferizaj, Kosove, duke drejtuar nje motorr uji me shpejtësi, doli nga uji në rërë duke dëmtuar një shtetase 50-vjecare nga Tirana. Policia sekuestroi motorrin e ujit dhe materialet në ngarkim të shtetasit L. Shala, i kaluan për ndjekje të mëtejshme në gjendje të lirë, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Shkodër. Nderkohe, pronarët e motorrëve të ujit do të pajisen me dokumentacionin përkatës, ndërsa motorrët do të vijojnë të jenë të bllokuar deri në një urdhër të dytë. /a.ke/
KOMENTE