Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Stravidis në Kosovë: Gjendja është stabël
English

Stravidis në Kosovë: Gjendja është stabël

Prishtinë, 5 Korrik, NOA – Gjendja e sigurisë në Kosovë është vlerësuar pozitive nga komandanti suprem i Forcave të Përbashkëta për Evropën të NATO-s, admirali Xhejms Stavridis.

Gjatë një takimi që ai ka zhvilluar në Kosovë me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi ai e ka vlerësuar përgjithësisht stabile gjendjen e sigurisë në Kosovë.

Në këtë takim. Bëhet me dije se temë bosht e takimit ishte gjendja aktuale politike dhe e sigurisë në Kosovë, progresi i arritur në Kosovë dhe thellimi i bashkëpunimit me NATO-n.

Nga ana e tij, kryeministri kosovar Hashim Thaçi në takim shprehu mirënjohjen e lartë për kontributin substancial që ka dhënë Aleanca Veri-atlantike në ngritjen dhe fuqizimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës, një forcë që është duke u zhvilluar gjithnjë e më shumë sipas standardeve më të larta të NATO-s.

“Reduktimi i trupave të KFOR-it në Kosovë dëshmon se gjendja e sigurisë çdo ditë e më tepër është stabël dhe se institucionet e Kosovës janë të gatshme të marrin përgjegjësitë që iu takojnë për sigurinë e vendit”, u shpreh kryeministri Thaçi.

Ndërsa, komandanti suprem i Forcave të Përbashkëta për Evropën të NATO-s, admirali Xhejms Stavridis theksoi përkushtimin e NATO-s për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës dhe të gjithë rajonit.

n.e/NOA

KOMENTE