Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD përgënjeshtron: Përfaqësuesi i FMN nuk tha se do kemi krizë si në Greqi
English

PD përgënjeshtron: Përfaqësuesi i FMN nuk tha se do kemi krizë si në Greqi

Tiranë, 10 Korrik, NOA – “Jam para jush sot për të përgënjeshtruar deklaratat e përfaqësueses së Partisë Socialiste për gjoja çfarë ka deklaruar Fondi Ndërkombëtar Monetar në një takim me komisionin e Ekonomisë ditën e djeshme”.

Kështu është shprehur kryetari i këtij komisioni, deputeti demokrat Edmond Spaho, gjatë një deklarate për shtyp, duke theksuar se pohimet e selisë rozë se ekonomia e Shqipërisë është në të njëjtën gjendje si Greqia janë fund e krye trillime dhe nuk paraqesin realitetin e diskutimeve të bëra dje në komision.

“Fondi Monetar Ndërkombëtar në mënyrë eksplicite theksoi se Shqipëria edhe gjatë vitit 2010 vazhdon të jetë një nga shumë të pakta ekonomi e cila ka rritje ekonomike pozitive. Në takimin me Komisionin e Ekonomisë ai vlerësoi rritjen e eksporteve gjatë periudhës 6 mujore prej 74% si promotori i rritjes ekonomike të Shqipërisë”, sqaroi Spaho, duke pohuar se FMN vlerësoi edhe rritjen e kredisë gjatë kësaj periudhe prej 6% dhe rritjen e depozitave prej 12% të cilat krijuan një bazë të mirë për të realizuar objektivat për vitin 2010.

“Gjithashtu Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerësoi politikat afatmesme që ka marrë qeveria për të reduktuar borxhin publik në nivelin 50% në fund të vitit 2013. Kjo është e vërteta e të gjitha diskutimeve që janë zhvilluar me këtë organizëm në komisionin e ekonomisë”, bëri me dije Spaho, duke i cilësuar si trillime akuzat e bëra nga Partia Socialiste për krizën ekonomike në vend.

n.e/NOA

KOMENTE