Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kuvend-Nishani: Buxheti, Projekte Të Rëndësishme Në Sistemin E Drejtësisë
English

Kuvend-Nishani: Buxheti, Projekte Të Rëndësishme Në Sistemin E Drejtësisë

TIRANË, 19 Korrik/ATSH/.- Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani tha sot në Kuvend se ndryshimet në ligjin e buxhetit 2010 shprehin seriozitetin dhe angazhimet e qeverisë në projekte të rëndësishme që lidhen me performancën e sistemit të drejtësisë. Duke marrë fjalën në debatin parlamentar të diskutimit në parim të ndryshimeve në buxhet, ministri i Drejtësisë numuroi disa nga investimet e rëndësishme të planifikuara nga qeveria, që i kontribuojnë reformimit të sistemit të drejtësisë në vend. Nishani tha se krahas memorizimit të vendimeve gjyqësore, që i kontribuon krijimit të statistikave të besueshme dhe korrekte në sistemin gjyqësor, një investim i rëndësishëm i qeverisë shqiptare i parashikuar në buxhet me fondet e paprekura, është krijimi i një regjistri elektronik të përmbarimit. "Një tjetër angazhim i rëndësishëm që është në rrugën e negocimit mes ministrive të Financave dhe të Drejtësisë është ai që lidhet me nivelin e pagave të gjyqtarëve të shkallës së parë dhe të Apelit", tha Nishani. Kuvendi, prej gati dhjetë orësh, po vijon debatin për projektligjin e qeverisë "Mbi disa ndryshime në buxhetin 2010". Rreth orës 21:00 të ditës së sotme pritet votimi në parim i këtij drafti, i cili më pas do të rikthehet në komisionet parlamentare për diskutimin nen për nen./a.s//n.m/
KOMENTE