Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
10 Vite Libra Ne Ulqin
English

10 Vite Libra Ne Ulqin

N -Të ftuar të veçantë në ceremoninë e çeljes tre ministrat e kulturës, së Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës- TIRANË, 28 Korrik/ATSH-Flora Nikolla/.- Të paktën 20 mijë tituj librash nga të cilat mbi 500 tituj të rinj do të ekspozohen në Panairin e Librit Ulqini 2010 , një panair që do të çelet mbrëmjen e 28 korrikut deri më 4 gusht sipas një tradite bujare të vijëzuar mirë në Ulqin një qytet bregdetar i Republikës së Malit të Zi, i banuar nga 40 mijë banorë, shumica shqiptarë, po ku jetojnë edhe malazezë, boshnjakë dhe romë. Ky është viti i dhjetë që organizohet ky aktivitet i librit i cili që kur u iniciua nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë me mbështetjen e Komunës së Ulqinit dhe të qeverisë së Malit të Zi , duket se fshiu njëherazi edhe barrierat kulturore që kishin ekzistuar më parë mes dy vendeve fqinjë. Tashmë një panair tradicional, që nisi të organizohej qëkurse Mali i Zi ishte pjesë e ish - Jugosllavisë, ky aktivitet i librit shqip, cilësohet si një faktor që ndihmon në integrimin e kulturës shqiptare në tërësi. "Është një ngjarje e madhe kulturore, e cila ndihmon në afrimin e botës shqiptare", i ka pohuar ATSH-në, Zenel Katani , këshilltar i kulturës pranë Komunës së Ulqinit, nciuese e vullnetshme e panaireve të librit në këtë qytet të hershëm të Adriatikut . Nën kujdesin e veçantë të kryetarit të komunës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga, një njeri i dashuruar sa me librin aq edhe me qytetin e tij, aktiviteti që pritet të zhvillohet gjatë javës në vazhdim në qytetin buzë Adriatikut të lashtë, çel njëherazi dhe veprimtaritë me librin që më pas vijojnë me panairet e librit që zhvillohen në disa qytete të jugut të Shqipërisë. Shoqata e Botuesve Shqiptarë njoftonte se veç librave nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, në këtë panair do të ekspozohen libra e do të marrin pjesë edhe botues nga Mali i Zi, Bosnja e pakicat e tjera kombëtare të kësaj republike. Do të jenë ata që përfaqësohen vazhdimisht në veprimtari të tilla me karakter kulturor kombëtar , që vijnë nga e gjithë hapsira shqiptare e Rajonit tonë dhe që janë përfaqësuesit më të rëndësishëm të botimeve shqiptare në këto 15 vjetët e fundit. Letërsi artistike, autorë shqiptarë e të huaj, histori, botime enciklopedike, guida turistike e harta të çdo lloji, letërsi për fëmijë, fjalorë e metoda për mësimin e shqipes dhe të gjuhëve të huaja, libra utilitarë për zanate e profesione të ndryshme, albume e katalogë gjithfarësh etj.etj. do të jenë librat që do të paraqiten para lexuesve ulqinakë e pushuesve të huaj. Është traditë e panairit të librit në Ulqin që të ketë në çdo edicion të ftuar të veçantë, personalitete nga fusha e kulturës, akademikë, administrata shtetërore apo politika. Kështu në vitet e kaluara shiritin e inaugurimit të kësaj veprimtarie e kanë prerë personalitete të tilla si Dritëro Agolli, Rexhep Qosja, Ismail Kadare, Luan Starova, sikundër kanë marrë pjesë ministra respektivë nga të dy vendet të Shqipërisë e të Malit të Zi. Të ftuar të veçantë dotëjenënë ceremoninë e çeljes tre ministrat e kulturës, së Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës. Nje vit më parë, në ceremoninë e çeljes të ftuar të veçantë ishin dy presidentët e vendeve fqinje, Bamir Topi dhe Filip Vujanoviq. Dy vite me pare ishin të pranishëm ministri i atëhershëm i Arsimit dhe Shkencës, Genc Pollo si dhe homologu i tij malazes Branislav Miçunoviç. Tre vite më parë nderuan ceremoninë e çeljes se panairit, Ministrja shqiptare e Integrimit Majlinda Bregu, homologia e saj Gordona Gjuraviç, njëherazi dhe zv/kryeministre e Malit të Zi, si dhe Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave në Malin e Zi, Fuad Nimani. Nuk është hera e parë që kultura bëhet faktor për afrimet politike dhe në të njëjtën kohë tërheq vëmëndjen e politikës për problemet dhe vështirësitë që ka sot kultura, jo vetëm në vendin tonë e botën shqiptare, por edhe në Rajon e më gjerë. ULQINI- QYTETI I DETIT DHE I LIBRIT I dyzuar mes lartësisë që ofron relievi i tij shkëmbor dhe butësisë së krijuar nga bregu i detit, Ulqini, qyteti i lashtë ilir, shtrihet nga Kepi Mendrës në veri, deri ku lumi Buna derdhet në Detin Adriatik. Është konsideruar si një nga qytetet më të vjetër të pellgut të Adriatikut dhe për shkak të pozitës së tij gjeografike, që nga parahistoria e deri në fund të shekullit të XIX, ai ka qenë i joshur nga shumë pushtues. Disa kanë qëndruar gjatë në këtë qytet, disa më shkurt, por të gjithë kur vizitonin Ulqinin duket se kanë lënë gjurmët e tyre. Pjesë e perandorisë romake, më pas e asaj bizantine, në shekujt XII-XIV, pjesë e perandorisë Serbe, kohë nga e cila kanë mbetur shumë kisha, Ulqini u mor nga Venedikasit në vitin 1415. Aktualisht, Ulqini banohet nga rreth 40 mijë banorë dhe mbi bazë të statistikave llogaritet që mbi 7 përqind të jenë shqiptarë. Historikisht banorët e këtij qyteti kanë qenë të lidhur me aktivitetin e tyre si detarë, tregtarë dhe zejtarë. Pas vendimeve të Kongresit të Berlinit në vitin 1880, Ulqini me periferitë e tij deri në lumin Bunë, iu bashkua Malit të Zi, një republikë e vogël e përbërë nga 650 000 mijë banorë. Pikërisht, në atë periudhë njihen edhe shpërnguljet më të mëdha të ulqinakëve drejt qytetit të Shkodrës dhe rrethinave të saj. Sipas të dhënave historike, rreth 81 trungje familjesh migruan nga Ulqini, ndërkohë që bombardimi i vitit 1944 shënoi një migrim të dytë të madh nga Ulqini drejt Shkodrës. Për mbi 40 vjet, ulqinakët që jetonin në Shkodër nuk mund të shkonin në vendlindjen e tyre dhe qyteti i tyre u kthye për ta në një gojëdhënë të ndaluar. I njohur në antikitet me emrin ''Colchinium'' dhe më pas i përmendur nga historiani romak Tit Livi me emrin Olcinium, sipas shumë gjasave, Ulqini mendohet të jetë banuar nga banorë që i takonin fisit ilir të labeatëve, i cili shtrihej rreth Liqenit të Shkodrës, dikur Liqeni i Labeatëve. Ai mori pamjen që ka ka ende sot, si një qytet-plazh buzë detit Adriatik, rreth viteve '70, kur udhëheqësi jugosllav, Tito, kreu një sërë investimesh në këtë zonë. Banorët e këtij qyteti tregojnë se edhe shtëpitë e vendosura në kalanë e Ulqinit, ku janë gjetur gjurmët më të lashta të këtij qyteti, u rehabilituan pikërisht në atë periudhë. Të veshura me rrasa guri gri, ato duken mëse të mirëmbajtura. Ndërsa një shoqatë është krijuar enkas për të mbrojtur këtë pasuri, ku si vlerë vërtet e rrallë konsiderohet një beden ilir, i gjetur në shtresat e thella të platesë së kalasë. Në një bllok guri, i ruajtuar në bedenin mesjetar, i cili dominon mbi gjirin dhe Molon e Ulqinit, figuron ende një reliev me konture primitive dhe arkaike, i cili, sipas historianëve, paraqet perëndinë lokale të detit, apo zotin ilir të detit si mbrojtës të këtij qyteti bregdetar. Por, që kur u pushtua për herë të parë nga turqit në vitin 1393, ai hyri në sferën e ndikimit orientolo-islam dhe nën këtë ndikim u themeluan shumë objekte fetare. I konsideruar si një plazh shkëmbor, por edhe ranor, (plazhi i Madh rreth 13 kilometra i gjatë), përgjatë shumë viteve në Ulqin pushonin kryesisht shqiptarët e Kosovës dhe më pak të Maqedonisë. Rreth nëntë vite më parë, Ulqini filloi të preferohej dhe të vizitohej edhe nga shqiptarët e Shqipërisë, të cilët vitet e fundit shënuan pikun e preferencës së tyre për të kaluar pushimet në këtë qytet, dikur 'mollë e ndaluar' për shqiptarët. Por, nuk janë të paktë shkodranët, të cilët janë vendosur këtu në Ulqin. Dikush është martuar, dikush është punësur, dikush ka hapur ndonjë tregti. Në baret e pafund buzë detit në klubet e natës shumë këngëtarë shqiptarë interpretojnë këngë tradicionale të Shqipërisë, këngë tipike të Kosovës, këngë tradicionale të kësaj zone. Në maj të vitit 2006 në një referendum, rreth 55.4 përqind votuan pro pavarësisë së Malit të Zi duke shënuar shpërbërjen përfudimtare të Jugosllavisë dhe njëherazi edhe pavarësinë e Malit të Zi,
KOMENTE