Lajmet e datës 28 Korrik 2010
- Vlorë: Pd, Kërkon Shkarkimin E Kryetarit Të Këshillit Të Qarkut VLORË, 28 korrik /ATSH-H.Koçi/.- Partia Demokratike e Vlorës, deklaroi sot se ka kërkuar shkarkimin e kryetarit të Këshillit të Qarkut, përmes kërkesës për një mocion mosbesimi që ja ka adresuar titullarit të këtij organi vendimmarrës në nivel lokal dhe institucionit të Prefektit.
- Ekon - Sllovaki - Qeveria Miraton Programin E Masave Shtrënguese Ekonomike BRATISLAVË, 28 korrik /ATSH-AFP/ - Qeveria e re e qendrës së djathtë miratoi sot në Bratislavë programin e masave shtrënguese ekonomike për katër vjet, njoftoi kryeministrja Iveta Radicova.
- Ekon - Kinë - Fmn: Juani Vazhdon Të Nënvlerësohet UASHINGTON, 28 korrik /ATSH-AFP/ - Monedha kineze vazhdon të jetë e nënvlerësuar pavarësisht vendimit të fundit të marrë nga Pekini për të lënë juanin të mos ketë kufij shkëmbimi, deklaroi sot një zyrtar i lartë i Fondit Monetar Ndërkombëtar.
- Afganistan - Vriten Dy Ushtarë Italianë HERAT, 28 korrik /ATSH-AFP/ - Dy ushtarë italianë u vranë sot në Afganistan, njoftoi kryeministri italian Silvio Berlusconi gjatë një takimi me ambasadorët duke konfirmuar kështu njoftimin e NATO-s.
- Cameron: Britania E Madhe Duhet Të Jetë Realiste Për Rolin E Saj Në Botë LONDËR, 28 korrik /ATSH-AFP/ - Kryeministri, David Cameron theksoi sot se Britania e Madhe duhet të jetë realiste përsa i përket rolit të saj në botë, në një moment kur opinioni vendas pyet mbi afrimin modest përballë SHBA-së dhe Indisë.
- Kosovë/ Thaçi: Opinioni I Gjnd-Së Ka Hapur Perspektivë Bashkëpunuese Rajonale PRISHTINË, 28 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- "Opinioni i GJND-së ka hapur perspektivë integruese për Kosovën, por në të njëjtën kohë edhe perspektivë bashkëpunuese rajonale", tha sot pasdite kryeministri Hashim Thaçi në mbledhjen e qeverisë.
- Dodik: Serbia Duhet Ta Pranojë Humbjen E Kosovës BEOGRAD, 28 korrik /ATSH-MIA/ - Serbia duhet ta pranojë humbjen e Kosovës, deklaroi kryeministri i Republikës Serbe të Bosnjes, Milorad Dodik. "Beogradi duhet të jetë i ndërgjegjshëm se Kosova nuk është më pjesë e Serbisë", theksoi Dodik në një intervistë për gazetën "Veçernje novosti".
- Vlorë: Janë Përmirësuar Standardet E Sigurisë Dhe Të Shërbimit, Në Sezonin Veror VLORË, 28 korrik /ATSH-H.Koçi/ - Gjatë këtij sezoni veror, standardet e sigurisë dhe të shërbimit, në zonën bregdetare dhe pikat e vizitueshme turistike të Vlorës, janë përmirësuar ndjeshëm dhe janë më të mirat në 20 vitet e fundit.
- Mjekësi - Edhe Higjiena E Tepërt Është E Dëmshme LONDËR, 28 korrik /ATSH-MIA/ - Llojet e alergjive janë gjithnjë më të shpeshta dhe gjithnjë e më shumë njerëz reagojnë ndaj gjërave fare të rëndomta siç janë pendët apo qimet e kafshëve, ndërsa simptomat e kësaj janë të kruarat, lotët, puçërzat apo forma më e rëndë, që është astma.
- Një Spiun I Dyshuar Rus Shkakton Shkarkimin E Tre Gjeneralëve Çekë PRAGË, 28 korrik /ATSH-AFP/ - Një çështje spiunazhi për llogari të Rusisë është origjina e shkarkimit këto muajt e fundit të tre gjeneralëve të ushtrisë çeke, konfirmoi sot një nga të përditshmet kryesore çeke, ''Dnes''.
- Njohja e Kosovës shtet, kryediplomati grek mbërrin në Prishtinë Prishtinë, 28 korrik, NOA – Çështja e njohjes së Kosovës shtet, sidomos tani pas vendimit të dhënë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, duket se e ka detyruar ministrin grek të Punëve të Jashtme, Dimitris Droutsas, të marrë rrugën drejt Prishtinës dhe Beogradit.
- Thaçi: E Drejta E Kosovës Do Të Mbështetet Fuqishëm Dhe Në Okb PRISHTINË, 28 Korrik /ATSH-B. Jashari/ - E drejta e Kosovës do të mbështetet fuqishëm edhe në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombëve të Baskuara, si në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, tha të mërkurën kryeministri Hashim Thaçi, në mbledhjen e qeverisë.
- Kosovë - Sejdiu Ngushëllon Presidentin E Pakistanit Për Viktimat E Aksidentit Ajror PRISHTINË, 28 Korrik /ATSH-B.Jashari/ - Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu i dërgoi një telegram ngushëllimi Presidentit të Pakistanit, Asif Ali Zardari, për aksidentin tragjik ajror me 152 viktima.
- BE dhe Turqia - pavendosmëria për pranim Londër, 28 korrik, DW - Ndërkohë që Islandës anëtarësimi në BE mund t'i vështirësohet vetëm nga popullsia e saj, për Turqinë anëtarësimi është i vështirë për shkak të rezistencës brenda vetë bllokut evropian.
- Drucas Në Vizitë Zyrtare Në Serbi BEOGRAD, 28 korrik /ATSH-TANJUG/ - Zëvendësministri grek i Punëve të Jashtme, Dhimitris Drucas do të zhvillojë të premten një vizitë zyrtare në Serbi, njoftoi ambasada greke në Beograd për agjencinë serbe të lajmeve, TANJUG.
- Fier: Mungesa E Sinjalistikës, Problem Serioz Për Turizmin Dhe Qarkullimin FIER, 28 Korrik /ATSH -Rr.Isufaj/ - Sinjalistika rrugore në qarkun e Fierit është e dëmtuar në rreth 60 për qind të saj, ndaj prefektura, në një mbledhje të zhvilluar të mërkurën, u kërkoi gjithë institucioneve përgjegjëse të marrin masat përkatëse.
- Shkodër: Arrestohet 46 Vjeçari, Dyshohet Për Prodhim Të Mallrave False SHKODËR, 28 Korrik/ATSH-G. Marku/ - Policia e Shkodrës arrestoi të mërkurën një person të dyshuar për prodhim mallrash të paligjshme dhe etiketim të falsifikuar të tyre, bëri të ditur policia lokale.
- Ekonomia, mes pritshmërive për të ardhmen Në mbledhjen e tij të datës 28 korrik 2010, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Politikës Monetare të tremujorit të dytë të vitit 2010.
- Zgjerim Marredheniesh Dhe Reformash Te Perbashketa Per Çeshtje Tregtare Me Bosnje-Hercegovinen TIRANE, 28 Korrik/ATSH-K. Saraçini/. - Reformat e përbashkëta që Shqipëria dhe Federata e Bosnjes dhe Hercegovinës po ndërmarrin në fushën e çështjeve tregtare dhe sidomos në fushën e reformave rregullatore, ishin në qendër të takimit të zhvilluar mes drejtorit të Përgjithshëm i Politikave Tregtare në
- Meta- Veljanovski: Parlamentet Kontribut Në Nxitjen E Proceseve Integruese TIRANË, 28 Korrik/ATSH, A.Gegvataj /- Parlamentet mund dhe duhet të japin kontribut të rëndësishëm në nxitjen dhe përparimin e proceseve integruese të Shqipërisë dhe Maqedonisë, pasi këto institucione miratojnë legjislacionin e nevojshëm për integrimin euro-atlantik.
- Kosovë: Ish-Komandanti I Uçk-Së Duhet Të Paraqitet Në Prokurorinë Speciale PRISHTINË, 28 Korrik /ATSH-B.Jashari/ - Pas bastisjes së shtëpisë nga policia e EULEX, ish-komandanti i UÇK-së, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, mori një ftesë për t'u paraqitur në prokurori.
- Shënim - Beogradi I Propozon Okb-Së Një Projektrezolutë Pa Përmendur Statusin E Pavarësisë Së Kosovës BEOGRAD, 28 korrik /ATSH-AFP/ - Serbia depozitoi sot një projektrezolutë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së duke propozuar hapjen e negociatave të reja mbi çështjet e hapura mes Beogradit dhe Prishtinës pa përmendur statusin e Kosovës.
- Horror në Francë, 8 foshnja të groposura: arrestohen prindërit Douai (Francë), 28 korrik 2010, NOA - Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin francez pasi policia ka zbuluar trupat e pajetë të tetë foshnjave në kopshtin e një ndërtese në fshatin Villers-au-Tertre në veri të Francës.
- Spahiu: Zgjedhjet e reja për KLD, do të rrisë efiçencën e tij Tiranë, 28 korrik, NOA – Zv/kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë mori pjesë sot në takimin me kryetaren e Gjykatës se Lartë dhe kryetarët e gjykatave të rretheve gjyqësore dhe Apeleve, për të diskutuar mbi situatën e krijuar në sistemin gjyqësor.
- Meta-Ivanov: Siguria Dhe Stabiliteti Në Rajon Janë Në Konsolidim TIRANË, 28 Korrik/ATSH, A.Gegvataj /- Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta u takua sot në Shkup me Presidentin e Maqedonisë, Gjorgje Ivanov me të cilin ndau mendimin se siguria dhe stabiliteti në rajon janë në konsolidim.
- Meta-Veljanovski: Parlamentet, pikë kyçe e bashkëpunimit Shqipëri-Maqedoni Sarajevë, 28 korrik, NOA – Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, u prit sot në Shkup nga kryetari i parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski.
- Ambasadori Gashi në Sarajevë, i paraqet kredencialet presidentit Silaj?i? Sarajevë, 28 korrik, NOA –Ambasadori i Shqipërisë në Bosnjë-Hercegovinë, Flamur Gashi, i paraqiti letrat kredenciale presidentit të kwtij vendi, Haris Silaj?
- Meta-Ivanov: Siguria dhe stabiliteti në rajon janë në konsolidim Shkup, 28 korrik, NOA –Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, u prit sot në Shkup nga presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, në një takim të veçantë në kuadër të vizitës së tij zyrtare në vendin fqinj.
- Meta në Shkup: Shqipëria, iniciativa të përbashkëta rajonale me Maqedoninë Shkup, 28 korrik, NOA – “Kemi rënë dakord të forcojmë bashkëpunimin jo vetëm dypalësh, por edhe atë në kuadrin rajonal. Gjithashtu do mbështesim kandidaturat e njëri-tjetrit në organizatat ndërkombëtare, do ndërmarrim iniciativa të reja rajonale, ku një projekt shumë i rëndësishëm për të dy vendet
- Izraeli Zgjat Me 20 Vjet Sekretin E Arkivave Të Shtetit JERUSALEM, 28 korrik /ATSH-AFP/ - Autoritetet izraelite vendosën të zgjasin deri në 20 vjet ndalimin e aksesit në arkivat qeveritarë duke e çuar në 70 vjet, njoftuan sot burime zyrtare.
- Pas Uithersit, presidenti Topi takim lamtumire edhe me ambasadorin gjerman Tiranë, 28 korrik, NOA – Një ditë pasi ka zhvilluar takim lamtumire me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, John Uithers, presidenti i Republikës, Bamir Topi zhvilloi sot paradite një takim të tillë edhe me ambasadorin e Gjermanisë, Bernd Borchard me rastin e përfundimit të mandatit
- Shqipëria Raporton Në Okb Rreth Konventës Cedaw Rekomandimet e Komitetit të Ekspertëve udhëzues Strategjinë e Barazisë Gjinore TIRANE, 28 Janar/ATSH/-Qeveria shqiptare ka raportuar dy ditë më parë në Selinë e OKB-së në New York, pranë Komitetit të Konventës për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimin ndaj Grave (CEDAW), të parashikuar
- Zbulimi: Qentë imitojnë padronët e tyre Vjenë, 28 korrik, NOA - Shpesh është thënë se një qen ngjan si i zoti i tij, por një studim nga Universiteti i Vjenës, shkoi edhe më tej, duke zbuluar se miqtë tanë me katër këmbë i vënë në përdorim ato për të përsëritur gjestet që njerëzit të bëjnë me duart e tyre.
- Meta: E Ardhmja E Ballkanit Është Në Be TIRANË, 28 Korrik/ATSH, A.Gegvataj /- "E ardhmja e Ballkanit është BE-ja si dhe aplikimi i standardeve evropiane për pakicat kudo", deklaroi zv.kryeministri dhe ministri i Jashëtm Ilir Meta në takimin që zhvilloi me homologun e tij maqedonas, Antonio Milloshoski, në kuadër të vizitës zyrtare që nisi
- Tiranë- Trafiku I Narkotikëve, Në Pranga Katër Shtetas TIRANË, 28 Korrik /ATSH/ - Policia e Tiranës ka arrestuar sot në flagrancë, në afërsi të stadiumit "Qemal Stafa", katër shtetas si shpërndarës të lëndëve narkotike, ndërsa sekuestroi 73 gramë lëndë narkotike, e dyshuar heroinë, me destinacion shitje në disa zona të kryeqytetit.
- Studimi: Muzika në sfond, nuk na ndihmon gjatë punës Romë, 28 korrik, NOA - Muzika në sfond nuk duket se na ndihmon ndërsa jemi duke punuar, pasi na bën të humbasin përqendrimin, duke zvogëluar punën njohëse.
- Athinë - ''Sekti I Revolucionarëve'': Do Ta Shndërrojmë Greqinë Në Një Zonë Ushtarake ATHINË, 28 korrik /ATSH-MIA/ - Grupi terrorist grek ''Sekti i revolucionarëve'' kërcënoi sot se do t'i intensifikonte sulmet dhe do ta shndërronte Greqinë në një zonë ushtarake.
- Sport-Basketboll/ Ekipet Kombëtare Vijojnë Përgatitjet Për Evropianin - Dy skuadrat kombëtare të basketbollit janë kthyer nga Turqia, ku zhvilluan një fazë përgatitore -. TIRANË, 28 Korrik/ ATSH - Gjergji Mima/ - Nga data 1 deri më 17 gusht, dy ekipet tona kombëtare të basketbollit do të luajnë në ndeshjet e para eliminatore të kampionatit europian (ndeshjet e kthimit
- Ambasadori Gashi I Dorëzon Letrat Kredenciale Presidentit Të Bosnjës TIRANË, 28 Korrik/ATSH, A.Gegvataj /- "Vlerësoj qëndrimin konstruktiv të Shqipërisë për zhvillimet në Bosnje-Hercegovinë, në dobi të stabilitetit dhe paqes në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ndërsa shumë shpejt do hapim Ambasadën tonë në Tiranë", deklaroi sot Presidenti Haris Silajdiç i cili priti në
- Spahiu: Inkurajojmë Gjyqtarët Me Integritet TIRANË, 27 Korrik/ATSH/ - Zv/Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, (KLD) Kreshnik Spahiu inkurajoi sot zgjedhjen e gjyqtarëve me integritet në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.
- Fullani: Ulja E Normes Bazë Të Interesit- Masë Për Rritjen E Kreditimit Dhe Investimeve TIRANE, 28 Janar /ATSH-E.Xhajanka/- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani bëri publike uljen me 0,25% të normës së interesit, e vendosur sot zyrtarisht nga Këshilli Mbikqyrës i saj.
- Presidenti Ka Ndjekur Procedura Transparente Dhe Ligjore Për Kreun E Kushtetueses shilltari juridik i Presidentit, Spiro Peçi sqaron procedurat e ndjekura nga Kreu i Shtetit - TIRANË, 28 Korrik/ATSH-Anila Struga/.- Presidenti Bamir Topi po vepron në respekt të plotë të Kushtetutës dhe me transparencë të plotë lidhur me emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese;
- Serbia dorëzon në OKB rezolutën për negociata të reja mbi statusin e Kosovës Nju Jork, 28 korrik, NOA - Serbia ka dorëzuar sot në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, rezolutën në të cilën paraqet kërkesën për negociata të reja mbi statusin e Kosovës.
- Pesha vizitë në Bosnjë, takime për reformat rregullatore Sarajevë, 28 korrik, NOA - Drejtori i Përgjithshëm i Politikave Tregtare në ministrinë e Ekonomisë, Besjan Pesha, zhvilloi dje një takim me kryeministrin e Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, ku kanë biseduar rreth reformave të përbashkëta që të dy vendet po ndërmarrin në fushën e çështjeve
- Ish-Presidenti Ganiç Mbërrin Në Sarajevë SARAJEVË, 28 korrik /ATSH-AFP/ - Ish-presidenti boshnjak, Ejup Ganiç mbërriti sot në Sarajevë pas refuzimit nga drejtësia britanike të një kërkese ekstradimi nga Serbia në bazë të një mandatarresti për krime lufte gjatë konfliktit në Bosnje në vitet 1992-95.
- Serbia Dorëzon Një Projektrezolutë Për Kosovën Në Asamblenë E Përgjithshme Të Okb-Së BEOGRAD, 28 korrik /ATSH-TANJUG/ - Serbia dorëzoi sot një projektrezolutë në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku pretendon se shkëputja e njëanshme e Kosovës përbën një mënyrë të papranueshme për zgjidhjen e çështjeve territoriale.
- Soft News - Gjeorgji - Një Mace Lind... Qenush?! TBILISI, 28 korrik /ATSH-MIA/ - Një grua në një fshat të Gjeorgjisë pretendon se macja e saj ka lindur para disa ditësh një qenush. Sipas medias lokale, macja ka lindur një këlysh me veshët dhe bishtin si mace, por pjesët e tjera të trupit i ngjajnë një qeni.
- KM, miraton kalimin e 7516 parcelave ndërtimore në pronësi të poseduesve informalë Tiranë, 28 korrik, NOA - Këshilli i Ministrave miratoi sot në mbledhjen e qeverisë vendimin për kalimin e pronësisë së disa parcelave ndërtimore në favor të poseduesve të objekteve informale.
- "Dokufest": Homazhi Për Bekim Femiun, Çel Edicionin E 9-Të Ë TIRANË, 28 Korrik/ ATSH, Suada Daci/- Edicioni i 9-të i Festivalit Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe te Shkurtër (Dokufest), që pritet të nis në 31 korrik deri në 7 Gusht në qytetin historik te Kosovës në Prizren, do të çel siparin e tij me një homazh kushtuar aktorit të mirënjohur
- Kryeministri Berisha përcjell të parën njësi luftarake shqiptare në Afganistan Tiranë, 28 korrik, NOA – Niset e para njësi ushtarake shqiptare me mision luftarak në Afganistan, 44 trupat nën emrin “Eagle I”. Kryeministri Berisha mori pjesë në përcjelljen e kontingjentit “Eagle I” të batalionit special të Forcave të Armatosura, i cili përbëhet nga 44 trupa, që do të
- Sport-Bilardo/ Ylber Ismaili Fiton Trofeun "Steka E Artë 2010" TIRANË, 28 Korrik/ ATSH - Gjergji Mima/ - Bilardisti i skuadrës së Tiranës dhe i ekipit kombëtar, Ylber Ismaili u shpall kampion i trofeut "Steka e Artë 2010", finalja e të cilës u zhvillua në Himarë.
- Fishë Teknike - Aksidentet Më Të Rënda Të Airbus-It Që Nga Viti 2000 PARIS, 28 korrik /ATSH-AFP/ - Pas rrëzimit të një avioni Airbus A-321 të kompanisë pakistaneze Airblue sot në mëngjes në kodrat pranë Islamabadit me 150 persona në bord, më poshtë vijon një listë me aksidentet më të rënda të Airbus-it që prej vitit 2000: - 31 janar 2000: një Airbus A-310 i "Kenya
- Prishtinë, në 48 orë, 9 persona të kërkuar në pranga, njëri për vrasje Brenda 48 orësh policia e Kosovës arreston në Prishtinë 9 persona të kërkuar Prishtinë, 28 korrik, NOA – 9 persona të kërkuar nga Policia e Kosovës, njëri syresh për vrasje, kanë rënë në prangat e policisë në Prishtinë.
- Moti - Moska Regjistron Një Tjetër Rekord, Ndotja Dhe Zjarret Në Rritje MOSKË, 28 korrik /ATSH-ANSA/ - Moska ka regjistruar një rekord të ri në 130 vitet e krijimit të qendrave të monitorimit të temperaturave, me 37.4 gradë në hije dhe smogu që është dhjetë herë më i lartë se niveli i zakonshëm.
- Tentoi të udhëtonte për në Itali me vizë false, arrestohet kosovari në Portin e Durrësit Durrës, 28 korrik, NOA – Bie në prangat e policisë së Portit të Durrësit një kosovar, i cili kërkonte të kalonte kufirin detar përdrejt Italisë me një vizë të falsifikuar sllovene.
- Vezhgim/ Kukes: Biznesi Privat Kerkon Ndihmen E Dhomes Se Tregtise Vetem Kur Ka Nevoje KUKES, 28 korrik/ATSH-R.Hoxha/. - Ngritja e Dhomës Rajonale të Tregtisë edhe pse me funksionim formal, ka arritur të ndihmojë biznesin e madh të zonë verilindore.
- Ps: Koalicioni Qeverisës I Krijuar Mbi Interesa Korruptive TIRANË, 28 Korrik/ATSH/.- Partia Socialiste (PS) deklaroi sot se "rasti korruptiv i ministrit të Ekonomisë dhe Energjitikës, Dritan Prifti vërteton katërcipërisht që ky koalicion është krijuar vetëm mbi interesa korruptive".
- Ulet norma e interesit, pritet rritje e kreditimit Tiranë, 28 korrik, NOA, Rajmonda Lajthia - Pas shkurtimeve të buxhetit të shtetit e për rrjedhojë edhe defiçitit buxhetor, Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë uli normën e interesit për lekun me 0.
- Komisioni I Ligjeve I Kërkon Presidentit Dekretimin E Kreut Të Kushtetueses TIRANË, 28 Korrik/ATSH/.- Komisioni parlamentar i Ligjeve i kërkoi sot Presidentit të Republikës që të dekretojë sa më shpejt kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa kërkoi thirrjen urgjente të parlamentit për të bërë emërimin e tij.
- KLD do të zgjedhë anëtarët e rinj në shtator, gjyqtarët i thonë “po” Konferencës Gjyqësore Kombëtare Tiranë, 28 korrik, NOA – Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të zgjedhë anëtarët e rinj brenda dy javëve të para të shtatorit. Këtë e vendoi sot mbledhja e thirrur nga Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, ku merrte pjesë e dhe nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu.
- Kinë - Përmbytjet - Diga E Tre Grykave Pranë Kapacitetit Maksimal PEKIN, 28 korrik /ATSH-ANSA/ - Shirat e rrëmbyeshëm që vazhdojnë të bien në lumin Jance Kiang, në Kinën qendrore, e kanë rritur së tepërmi nivelin e ujit në basenin e digës së Tre Grykave, më e madhja në botë.
- Topi- Borhard: Marredheniet Dypaleshe Shume Te Mira - Presidenti Topi pret ambasadorin gjerman, Bernd Borhard - TIRANE, 28 Korrik/ATSH/. - Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, i vleresoi sot marredheniet dypaleshe Shqiperi - Gjermani si shume te mira.
- Fullani: BSH ul normën e interesit me 0.25 përqind Tiranë, 28 korrik, NOA – Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë në mbledhjen e sotme vendosi të ulë normën bazë të interesit, me 0.25 pikë përlind, duke e çuar normën e marrëveshjeve të riblerjes me afat maturimi një javor në 5 përqind krahasuar me nivelin e mëparshëm, që ishte 5.
- Berisha: Buxheti I Ri Do Të Vijë Në Qeveri Në Muajin Shtator TIRANË, 28 Korrik/ATSH-Anila Struga/.- Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave se, buxheti i ri do të paraqitet në qeveri në fillim të muajit shtator dhe brenda po këtij muaji do të kalojë për shqyrtim në Kuvend.
- Sport: Argjentina Ne Kerkim Te Trajnerit Per Ekipin Perfaqesues TIRANE, 28 Korrik/ATSH-ANSA/. - Argjentina eshte ne kerkim te nje trajneri per ekipin perfaqesues, pas largimit te Diego Armando Maradona. Vemendja eshte perqendruar tek Alejandro Sabella, trajner i ekipit te Estudiantes.
- Pakistan - Aksident -Asnjë I Mbijetuar, Gjenden Trupat E 149 Personave ISLAMABAD, 28 korrik /ATSH-AFP/ - Asnjë prej pasagjerëve të avionit që u rrëzua sot pranë Islamabadit nuk mbijetoi, trupat e 149 pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit janë gjetur në vendin e aksidentit, njoftoi AFP-në shefi i policisë së kryeqytetit pakistanez.
- Kosove - Eulex Bastis Shtepine E Nje Ish-Komandanti Te Uçk-Se ë PRISHTINË, 28 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK-së), Policia e EULEX-it ka bastisur shtëpinë e një ish-komandanti të UÇK-së.
- Pakistan - Aksident Ajror - Gjenden Trupat E Të Paktën 100 Personave, Nuk Ka Ende Të Mbijetuar ISLAMABAD, 28 korrik /ATSH-AFP/ - Trupat e më tepër se 100 personave u gjetën mes mbetjeve të avionit pakistanez të linjës që u rrëzua sot në mëngjes me 150 persona në bord pranë Islamabadit, por nuk ka ende gjurmë të të mbijetuarve, njoftoi AFP-në shefi i policisë së qytetit.
- Shkodër, arrestohet 46 vjeçari prodhonte pije të falsifikuara Shkodër, 28 korrik, NOA – Prodhonte pije dhe i etiketonte me etiketa dhe ambalazhe të falsifikuara, por bie në prangat e policisë së Shkodrës.
- Presidenti Topi Dekoron Silvano Pedrollo Me Urdherin "Nene Tereza" TIRANE, 28 Korrik/ATSH/- Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka dekoruar z. Silvano Pedrolo me Urdhërin "Nënë Tereza", me motivacionin "Për kontributin e dhënë në ndihmë të zhvillimeve në shumë rajone të vendit tonë, veçanërisht në fushën e arsimit, ku spikat mbështetja e universiteteve shtetërore të
- Greqi - Një Grup Ekstremist Kërcënon Me Vdekje Gazetarë Dhe Policë ATHINË, 28 korrik /ATSH-AFP/ - Grupi i ekstremit të majtë grek "Sekti i revolucionarëve", që mori përsipër vrasjen në mes të korrikut të një gazetari grek", kërcënoi sot me vdekje disa gazetarë, policë dhe anëtarë të personelit të burgjeve.
- Shkodër, asgjësohen 146 bimë Cannabis Sattiva, në pranga kultivuesi 27 vjeçar Shkodër, 28 korrik, NOA – Policia e Shkodrës ka sekuestruar sot 146 bimë të dyshuara si narkotike Cannabis Sattiva, të kultivuara në fshatin Vig.
- Spanjë - Katalonja Ndalon Ndeshjet Me Dema BARCELONË, 28 korrik /ATSH-ANSA/ - Parlamenti katalanas aprovoi sot ndalimin e ndeshjeve me dema në rajon me 68 vota pro, 55 kundër dhe 9 abstenime. /e.
- Pakistan - Airbus: Avioni Kishte Vetëm 10 Vjet Punë PARIS, 28 korrik /ATSH-ANSA/ - Avioni Airbus A321 që u rrëzua mëngjesin e sotëm pranë Islamabadit, në Pakistan, kishte vetëm dhjetë vjet që punonte, një kohë pune relativisht e vogël për këtë lloj avioni, njoftoi kompania prodhuese, duke shpjeguar se jetëgjatësia e këtyre modeleve është rreth 30-40 vjet
- Berisha:Qeveria E Vendosur Për Shtimin E Trupave Me Mision Luftarak Në Afganistan - Gjatë ceremonisë përcjellëse të trupave paqeruajtëse shqiptare me mision luftarak në Afganistan - TIRANË, 28 Korrik/ATSH-Anila Struga/.
- Pakistan - Aksident Ajror - Gjenden Trupat E Të Paktën 80 Personave ISLAMABAD, 28 korrik /ATSH-AFP/ - Trupat e më tepër se 80 personave u gjetën mes copave të avionit pakistanez të linjës që u rrëzua sot në mëngjes me 150 persona në bord, në kodrat rreth kryeqytetit Islamabad, njoftoi AFP-në shefi i policisë së qytetit.
- Sport: Transferte - Spanjolli Raul Nenshkruan Per Dy Vjet Me Gjermanet E Schalke 04 TIRANE, 28 Korrik/ATSH-AFP/. - Spanjolli Raul, ish-sulmuesi emblematik i Real Madrid, ka nenshkruar nje kontrate per dy vjet me Schalke 04, beri te ditur te merkuren klubi gjerman i futbollit.
- Presidenca reagon: Procedura e Presidentit për kryetarin e Kushtetueses transparente Tiranë, 28 korrik, NOA – Pas akuzave të sotme të Partisë Demokratike se kreu i shtetit, Bamir Topi ka shkelur rëndë kushtetutën e vendit pasi nuk ka dekretuar kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, reagoi edhe Presidenca, duke deklaruar se Presidenti ka ndjekur procedurë transparente si për kryetarin
- Përcillet Me Ceremoni Kontigjenti Paqeruajtës Shqiptar Në Afganistan TIRANË, 28 Korrik/ATSH-Anila Struga/.- Kontigjenti paqeruajtës "Eagle" i Forcave të Armatosura Shqiptare u nis sot me mision ushtarak në Afganistan për të marrë pjesë drejtpërsëdrejti në operacionet luftarake atje, përkrah forcave të tjera të Aleancës së Atlantikut Verior.
- Shtimi I Prodhimit Të Birrës Në Vend Ul Importin E Saj TIRANE 28 Korrik/ATSH-A.Gjonaj/- Shtimi i prodhimit vendas të birrës ka ndikuar direkt në uljen e volumit të birrës së zhdoganuar. Sipas statistikave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në 6 muajt e parë të vitit janë zhdoganuar 15, 2 milionë litra nga 15, 6 milionë litra të zhdoganuara
- Sport-Speciale/ E Drejta Televizive, Burimi Më I Madh I Të Ardhurave Për Klubet E Futbollit TIRANË, 28 Korrik/ ATSH- Gjergji Mima/ - Pjesa më e madhe e drejtuesve të klubeve të futbollit në Shqipëri nuk e përmendin në asnjë moment fjalën organizim, për të siguruar të ardhura të mjaftueshme nga e drejta televizive.
- Kukes: 230 Studente Te Rinj Ne Filialet E Universitetit Te Tiranes KUKES, 28 korrik/ATSH-R.Hoxha/. - Numrit të studentëve që vijojnë studimet në filialet e Universitetit të Tiranës në Kukës do t'i shtohen sivjet edhe 230 studentë do të regjistrohen aty për herë të parë.
- Sport- Fshf Liçenson 42 Trajnerë Për Sektorin Amator Dhe Për Të Rinjtë TIRANË, 28 Korrik/ ATSH - Gjergji Mima/ - Ka përfunduar kursi për trajnerë të "Nivelit C" në Tiranë. Këto ditë në "Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare" në Kamëz, 42 trajnerë kanë marrë pjesë në kursin e organizuar nga sektori teknik pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.
- Azhbr Fillon Mbledhjen E Detyrimeve Te Debitoreve Qe Kane Perfitur Nga Grantet Per Bujqesine TIRANE, 28 Korrik /ATSH-E.Xhajanka/- Agjensia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (AZHBR) në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve ka filluar punën për arkëtimin e detyrimeve nga debitorët, përfitues të linjave dhe serave me ngrohje si dhe debitorëve te tjerë nga grandet japoneze dhe karburantin
- Sport-Merkato/ Kroatët E Hajduk Split Kërkojnë Andi Lilën E Tiranës TIRANË, 28 Korrik/ ATSH - Gjergji Mima/. - Mbrojtësi Andi Lila mund të luajë sezonin e ardhshëm në Kroaci te Hajduku i Splitit. Kavajasi 24-vjeçar, i cili aktualisht luan te Tirana, ka një të kaluar në Greqi te Iraklisi (janar-qershor 2007).
- Sport-Merkato/ Pas Kristi Vangjelit Klubi I Aris Largon Edhe Shqiptarin Stiv Frashëri TIRANË, 28 Korrik/ ATSH - Gjergji Mima/. - Pas mbrojtësit Kristi Vangjeli, një tjetër lojtar shqiptar nuk është më në planet e Arisit të Selanikut për sezonin e ri me të "verdhët" e Greqisë.
- Flash 6/ Berisha: Buxheti 2011 Me I Madhi Ne Histori TI I VITIT TE ARDHSHEM DO TE JETE ME I MADHI NE HISTORI DHE DO TE DESHMOJE DYFISHIMIN NE KOHEN ME TE SHKURTER TE RRITJES EKONOMIKE NE VEND. "NE DO TE BEJME PERPJEKJE TE MADHE PER TE KURSYER SHPENZIMET E ADMINISTRATES", THA BERISHA.
- PS, Dade: Prokuroria të tregojë që nuk është nën kthetrat e Berishës Tiranë, 28 korrik, NOA – Selia rozë nuk ka rreshtur akuzat ndaj korrupsionit qeveritar që ka kapluar Shqipërinë, për të cilin përgjegjës kryesor është Sali Berisha me mendësinë e tij të pandëshkueshmërisë.
- Has: Burri Vret Gruan Dhe Veten, Policia Zbardh Detaje Te Krimit HAS, 28 korrik/ATSH-R. Hoxha/. - Policia dha disa detaje të krimit të rëndë të ndodhur naten e kaluar brenda familjes në fshatin Brenogë të rrethit të Hasit, ku burri pasi vrau me pistolete gruan, qelloi me pas mbi veten.
- Flash 4/ Berisha: Prioritet Permiresimi I Infrastruktures, Shendetesia E Arsimi QEVERISE NE BUXHETIN E VITIT 2011. SIPAS TIJ, PRIORITET DO TE JETE MBESHTETJA SOCIALE SI DHE INVESTIMET NE INFRASTRUKTUREN RRUGORE, UJESJELLES, BUJQESI, SHENDETESI, ARSIM DHE KULTURE.
- Flash 3/ Berisha: 10 % E Gdp-Së Për Mbeshtetje Sociale ë JANË FATURUAR PËR MBËSHTETJE SOCIALE, POR KJO ESHTE E DOMOSDODHME. "NE VITIN 2005 NJË PENSIONIST NE FSHAT MERRTE VETEM 36 DOLLARE NE MUAJ, NDERSA NJE PENSIONIST NE QYTET MERRTE 72 DOLLARE", DEKLAROI BERISHA.
- Flash 1/ Berisha: Do Te Vijohet Me Rritjen E Pagave Dhe Pensioneve E QEVERIE SE RRITJA E RROGAVE DHE PENSIONEVE ESHTE SERISH NE AXHENDEN E KESAJ QEVERIE DHE SE KY ESHTE NJE PREMTIM I DHENE PARA SHQIPTAREVE./a.gj//n.m/
- Sport-Merkato/ Jahmir Hyka Pranë Grekëve Të Panioniosit TIRANË, 28 Korrik/ ATSH, Gjergji Mima/ -Jahmir Hyka mund të transferohet te Panionos në Greqi, pasi ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Foto Strakosha është duke ndërmjetësuar kalimin e mesfushorit të Mainz 05 (Bundesliga 1 gjermane).
- Elbasan: Arrestohen Dy Shperndares Te Lendeve Narkotike ELBASAN, 28 Korrik/ATSH-Miranda Sadiku/ - Dy shpërndarës dhe përdorues të lëndëve narkotike janë arrestuar mëngjesin e sotëm në kuadër të një operacioni policor të sektorit kundër lëndëve narkotike ne Elbasan.
- Kosove: Hyseni Riperserit Kerkesen Per Njohjen E Pavaresise Se Kosoves PRISHTINË, 28 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Ministri i Jashtëm kosovar, Skender Hyseni ka ripërsëritur kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës në takimet e shumta në Nju Jork në OKB me përfaqësues të vendeve që ende nuk e kanë njohur Kosovën dhe në letrat drejtuar 121 shteteve pas shpalljes së Mendimit
- PD, Halimi: Presidenti ka shkelur rëndë Kushtetutën Tiranë, 28 korrik, NOA – Partia Demokratike ka dalë hapur kundër veprimeve të kreut të shtetit, duke e akuzuar Presidentin se ka shkelur rëndë Kushtetutën e Republikës, duke mos ushtruar detyrimin kushtetues për emërimin e kryetarit të Gjykatës Kushtutese, i cili sipas selisë blu, duhej të ishte
- EULEX-i bastis banesën e një ish-komandanti të UÇK-së Prishtinë, 28 korrik, NOA – Pas disa bastisjeve të shtëpive dhe zyrave të funksionarëve të lartë të Kosovës, në qendër të hetimit ishte sot edhe shtëpia e një ish-komandanti të UÇK-së.
- Portret/ Lushnje: 112-Vjeçarja Që "Shijon" Diellin E 3 Shekujve LUSHNJE, 28 Korrik /ATSH, Rr.Isufaj / - E rrethuar nga ngrohtësia dhe dashuria e fëmijëve, nipërve, mbesave, stërnipërve e stërmbesave, që e kalojnë numrin 100, Sofia Tonçi pasi sfidoi një shekull jetë, tashmë ka hyrë në vitin e tretë të dekadës së dytë të shekullit XXI, duke u listuar te njerëzit jetëgjatë
- Elbasan: Arrestohen Gjashte Adoleshente, Akuzohen Per Vjedhje ELBASAN, 28 Korrik/ATSH-Miranda Sadiku/ - Dy grupe adoleshentësh, të cilët kanë kryer një sërë vjedhjes të ndryshme në qarkun e Elbasanit, janë arrestuar nga policia mëngjesin e sotëm.
- /Dossier/ Shqipëria, Nga Traktati I Varshavës Në Alenacen E Nato-S ALENACEN E NATO-s Përgatitën Suada Daci dhe Andi Myrte- TIRANË, 26 Korrik/ATSH/ Në historinë e saj, gati 98 vjeçare, Ushtria Shqiptare ka pësuar ndryshime të shumta strukturore, të diktuara nga zhvillimet politiko-ekonomike të kohës.
- Fier: Prangoset Vjedhesi I Bizhuterive FIER, 28 Korrik /ATSH -Rr.Isufaj / - Pas një pune gati tremujore dhe një bashkëpunimi të frytshëm me efektivat e drejtorisë së policisë së Tiranës, policia e Fierit ka prangosur autorin e vjedhjes së një argjendarie në lagjen "Konferenca e Pezës" të qytetit të Fierit.
- Përmbledhje - Pakistan - Rrëzohet Një Avion Me 150 Persona Në Bord Pranë Islamabadit ISLAMABAD, 28 korrik /ATSH-AFP/ - Një avion pakistanez linje me 150 persona në bord u rrëzua sot nga moti i keq në kodrat afër kryeqytetit Islamabad, duke shkaktuar disa të vdekur, por edhe të paktën pesë të shpëtuar të cilët u dërguan në spital.
- Mali i Zi: Nuk janë gjetur gjurmë të varrezës masive të shqiptarëve në Andrijevicë Podgoricë, 28 korrik, NOA – Pas dyshimeve për një varr masiv të shqiptarëve në Mal të Zi, zyrtarët malazezë kanë deklaruar se hetimet mbi dyshimet për këtë çështje kanë përfunduar.
- Qeset Plastike, Të Dëmshme Për Mjedisin Dhe Shëndetin E Njerëzve TIRANË, 28 Korrik/ATSH-Eriola Çuko/ - Sa herë shkojmë për të blerë ushqime, ose produkte të tjera joushqimore, ndeshemi me qeset plastike, ndonjëherë të panevojshme.
- Sport: Trajneri Blanc Do Te Jape Doreheqjen Ne Se Franca Nuk Kualifikohet Per Ne Euro 2012 2 TIRANE, 28 Korrik/ATSH-AFP/. - Laurent Blanc, trajner i ekipit perfaqesues te Frances, deklaroi se ai do te largohet ne se nuk arrin te kualifikoje ekipin qe drejton per ne Euro-2012.
- Thaçi: Pas GJND-së, bllokimi i Kosovës nga 5 vendet e BE-së i padrejtë Prishtinë, 28 korrik, NOA – Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për gazetën londineze “Times” deklaroi sot se “Pesë vendet evropiane, që refuzojnë ta njohin Kosovën, po veprojnë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe në mënyrë të padrejtë po bllokojnë shtetin më të ri
- Ilir Beqja: Berisha gënjeu për buxhetin, gënjeu dhe në mbledhje qeverie Tiranë, 28 korrik, NOA - “Para dy ditësh, në vend që t’u fliste hapur shqiptarëve për situatën e vështirë të ekonomisë së vendit, Sali Berisha zgjodhi përsëri rrugën e gënjeshtrës.
- Flash 2/ Kryeministri Berisha U DREJTUA SOT USHTAREVE TANE QE SHKOJNE NE MISIONIN PAQERUAJTES NE AFGANISTAN: JU SHKONI NE NJE FRONT TE VESHTIRE, POR JENI NE KUADRIN E NJE ALEANCE, QE NUK KA NJOHUR KURRE PERVECSE VETEM FITORE.
- Indi-Britani - Cameron Në Bangalore Dhe Nju Delhi Për Një Vizitë Zyrtare NJU DELHI, 28 korrik /ATSH-ANSA/ - Kryeministri britanik David Cameron mbërriti sot në Bangalore, në jug të Indisë, pas një vizite në Turqi, ku do të qëndrojë për 48 orë, në një vizitë zyrtare për të përforcuar marrëdhëniet politike, ekonomike dhe tregtare me vendin që ishte "perla" e "British Raj" (perandoria
- Pasqyra E Shtypit Te Kosoves PRISHTINË, 28 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Express" UDHËZIMET E ROHANIT - GJND ka eliminuar çdo paqartësi rreth statusit të Kosovës.
- Burri vret bashkëshorten, mbajti peng 3 fëmijët nga frika se mos e kapte policia Has, 28 korrik, NOA – Një krim i rëndë brenda familjes ka tronditur opinionin publik në rrethin e Hasit, ku një burrë pasi ka mbajtur peng për disa orë tre fëmijët e mitur, ka qëlluar me pistoletë bashkëshorten duke e lënë të vdekur në vend dhe më pas, veten.
- Kinë - Fmn: Rritja Është E Fortë, Konsumi Të Jetë Motori I Ekonomisë NJU JORK, 28 korrik /ATSH-ANSA/ - Kina u godit rëndë nga kriza financiare globale, "por përgjigja e menjëhershme, e fortë dhe efikase e autoriteteve arriti të zbusë impaktin te ekonomia dhe të garantojë që Kina të drejtojë rritjen globale", thuhet në një raport të Fondit Monetar Ndërkombëtar për ekonominë
- Axhenda, 28 Korrik, Atsh Ora 9:30 - Në Qendrën Kulturore të FA-së (ish-Shtëpia Qëndrore e Ushtrisë) zhvillohet ceremonia e nisjes në Afganistan e kontingjentit të ri shtesë paqeruajtës, që do të marrë pjesë drejtpërsëdrejti në operacione luftarake në Afganistan, përkrah forcave të tjera aleate.
- Axhenda Ndërkombëtare 28 Korrik 2010 ------------------------------------------------------------------- NGJARJE KRYESORE ------------------------------- ISLAMABAD - Një avion linje i kompanisë private "Air Blue" rrëzohet me 152 persona në bord në kodrat afër kryeqytetit, Islamabad.
- 10 Vite Libra Ne Ulqin N -Të ftuar të veçantë në ceremoninë e çeljes tre ministrat e kulturës, së Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës- TIRANË, 28 Korrik/ATSH-Flora Nikolla/.
- Reshjet E Shiut Ulin Temperaturat Në Vend TIRANË, 28 Korrik/ ATSH- Suada Daci/.- Reshjet e shiut që ranë sot në orët e para të mëngjesit kanë ulur ndjeshëm temperaturat në vend. Meteorologët parashikojnë një fundjave me një situate sinoptike te paqëndrueshme, reshje shiu, kthjellime te herepasehershme, por edhe temperatura me te ulëta
- Sport: Miqesore - Uruguaji Pa Forlan, Suarez E Tabarez Ndaj Angoles TIRANE, 28 Korrik/ATSH-AFP/. - Ekipi i Uruguajit, qe zuri vendin e 4-t ne Boterorin 2010, do te luaje nje miqesore me Angolen me 11 gusht ne Lisbone, pa seleksionerin Oscar Tabarez, qe eshte ne negociata per rinovimin e kontrates se tij, si dhe pa sulmuesit Diego Forlan e Luis Suarez, beri te ditur Federata
- Berisha: Mot do t’i rrisim përsëri pagat, askush nuk punon për patriotizëm Tiranë, 28 korrik, NOA – Qeveria do të rrisë edhe gjatë vitit të ardhshëm pagat dhe pensionet, në mënyrë që të afrojë në vend edhe të gjithë intelektualët apo studentët që mbarojnë jashtë vendit, pasi askush nuk punon vetëm për patriotizëm.
- Sekuestrohen 73 gram heroinë, prangosen 4 shpërndarësit Tiranë, 28 korrik, NOA – Në kuadër të operacionit policor të koduar “Takimi i fundit”, forcat e policisë së Tiranës sekuestruan një sasi prej 73 gr lënde narkotike, e dyshuar heroinë, duke vendosur në pranga edhe 4 persona.
- Sport: Argjentine - Maradones Nuk I Rinovohet Kontrata Me Federaten TIRANE, 28 Korrik/ATSH-AFP/. - Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) vendosi qe te mos rinovoje kontraten me Diego Maradonen per te qene ne krye te seleksionit, beri te ditur nje zedhenes i AFA.
- Izrael - Bisedimet E Drejtpërdrejta - Të Pamundura Kushtet E Vendosura Nga Palestinezët JERUSALEM, 28 korrik /ATSH-AFP/ - Kushtet e vendosura nga presidenti i Autoritetit palestinez Mahmud Abas për rifillimin e bisedimeve të drejtpërdrejta me Izraelin janë "të pamundura", u shpreh sot zëvendëskryeministri Silvan Shalom.
- Pakistan - Pesë Të Plagosur Në Vendin E Rrëzimit Të Avionit ISLAMABAD, 28 korrik /ATSH-AFP/ - Pesë persona të plagosur u gjetën në vendin ku u rrëzua një avion linje i kompanisë pakistaneze "Air Blue" me 152 persona në bord, sot në afërsi të Islamabadit, njoftoi ministri i Brendshm, Rehman Malik për një televizion lokal.
- Pas GJND, Hyseni lobim për pavarësinë në Nju Jork Nju Jork, 28 korrik, NOA – Pasi ka përfunduar pozitivisht betejën në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, delegacioni kosovar iu ëhstë drejtuar dyerve të Nju-Jorkut për të vazhduar lobimin për njohjen e shtetësisë së Kosovës.
- Shkoder: Permiresohet Moti, Rikthehen Rrezet Diellore SHKODËR, 28 Korrik/ATSH-G. Marku/- Dita e mërkurë ka ardhur me një përmirësim të dukshëm të kushteve të motit në qytetin verior te Shkodres. Në ndryshim nga dy ditët e para të javës, kur moti pas një periudhe prej më shumë se një muaji pësoi çrregullime, duke u shoqëruar edhe me reshje shiu dhe ulje
- Çështja çame para Uashingtonit dhe Kongresit Amerikan, PDI takime në SHBA Uashington, 28 korrik, NOA – Partia për Drejtësi dhe Integrim (PDI), e cila përfaqëson komunitetin çam në Shqipëri, është duke lobuar për çështjen çame në Kongresin Amerikan dhe Uashington.
- Pakistan - Rrëzohet Një Avion Me 152 Persona Në Bord, Disa Të Vdekur ISLAMABAD, 28 korrik /ATSH-AFP/ - Një avion linje i kompanisë private pakistaneze "Air Blue" me 152 persona në bord u rrëzua sot në mëngjes në kodrat pranë kryeqytetit Islamabad, njoftuan AFP-në disa zyrtarë të policisë dhe aviacionit civil.
- Tiranë - 1 Litër Naftë U Shit Me 142 Lekë, Ndërsa 1 Litër Benzinë 149 Lekë TIRANË, 28 Korrik /ATSH/.- Në pikat e tregtimit të karburantit në Tiranë, 1 litër naftë u shit sot mesatarisht 142 lekë, ndërsa 1 litër benzinë 149 lekë.
- Tiranë - 1 Usd U Ble Me 103.70 Lekë, Ndërsa 1 Euro Me 134.9 Lekë TIRANË, 28 Korrik /ATSH/. - Në Agjencitë e Këmbimit Valutor të Tiranës sot një dollar u ble mesatarisht me 103.70 lekë dhe u shit me 104.30 lekë, ndërsa një euro u ble me 134.
- Pasqyra E Shtypit Shqiptar TIRANË, 28 KorrikATSH/.- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit shqiptar të publikuara të mërkurë: Gazeta "Panorama" TAKIMI NË QERSHOR/KREU I KUSHTETUESES, KRISTO, REFUZOI TOPIN- Flet Këshilltari i Presidentit/Presidenti ka tentuar në qershor që t'i propozojë Kuvendit emrin e Kryetarit
- Shba - Kongresi Miraton Një Ligj Që Mbron Gazetarët Jashtë Vendit UASHINGTON, 28 korrik /ATSH-AFP/ - Dhoma e Përfaqësuesve amerikanë votoi dje në favor të një ligji që synon të mbrojë më mirë gazetarët, shkrimtarët dhe botuesit amerikanë nga ndjekjet penale të vendeve të tjera ku ligjet për keqinformim mund t'i çojnë në dënime.
- Kostoja e naftës në det, “British Petrolium” ka paguar 32 mld USD Uashington, 28 korrik, NOA – Mbulimi i kostos së rrjedhjes së naftës në Gjirin e Meksikës, i ka kushtuar deri tani miliarda dollarë kompanisë britanike naftë-nxjerrëse “British Petrolium”.
- Vlore: E Merkura Nis Me Reshje Shiu VLORË, 28 korrik/ATSH-H.Koçi/.- E mërkura në gjirin detar të Vlorës nisi me reshje shiu. Situata e paqëndrueshme parashikohet të vazhdojë edhe gjatë 24 orëve në vijim, kur moti do të jetë me vranësira të çrregullta dhe me reshje lokale e të përkohshme shiu.
- Komandot nisen drejt Afganistanit për herë të parë si luftëtarë, Berisha u jep kurajo Tiranë, 28 korrik, NOA – Në një ceremoni të veçantë, kryeministri Sali Berisha dhe autoritete të larta të ministrisë së Mbrojtjes, kanë përcjellë skuadrën e re të komandove shqiptare drejt Afganistanit, në misionin e tyre të parë luftarak në këtë vend.
- Meta sot në Maqedoni, i ftuar i Miloshovskit Shkup, 28 korrik, NOA – Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, gjendet sot për një vizitë zyrtare në Maqedoni, me ftesë të homologut të tij maqedonas, Antonio Miloshoski.
- Aksident i rëndë në Pakistan, bie avioni me 152 persona Islamabad, 28 korrik, NOA – Një aksident i rëndë ajror është shënuar paraditen e sotme në afërsi të kryeqytetit pakistanez, Islamabad, ku një avion pasagjerësh i linjës “Air Blue’ është rrëzuar.
- Përplasi fatalisht një çift me motoçikletë, arrestohet drejtuesi i makinës Lezhë, 28 korrik, NOA – Forcat e policisë së Lezhës kanë arrestuar në flagrancë 42-vjeçarin Gjekë Gjeta, me banim në fshatin Kakarriq për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal.
- Mbyllet kapitulli “Maradona”, largohet nga drejtimi i Argjentinës Buenos Ajres, 28 Korrik, NOA – Një lamtumirë e hidhur, një kapitull që mbyllet njëherë e mirë në fushat e futbollit për Diego Armando Maradonën.
- Titujt E Lajmeve Kryesore Te Transmetuara Diten E Djeshme Nga Atsh LAJME NGA VENDI QEVERIA, NDERMJETESE PER KREDITE E FERMEREVE REPORTAZH: NGA KOSOVA NË SHKODËR, PËR NJË FOTO ME ISA BOLETININ MPPT DERI TANI ECURIA E INVESTIMEVE ËSHTË NË MASËN 80 % , QEVERIA I AKORDON FONDE SHTESE TOPI: AMBASADORI WITHERS KONTRIBUT TË MADH NË FORCIMIN E KOMUNIKIMIT DHE MIQËSISË
- I vjedh nga qafa zinxhirin 1300 euro, i flak dhe fëmijën në rrugë Prizren, 28 Korrik, NOA - Një vjedhje është regjistruar në tregun e Prizrenit, ndërsa një grua e cila kishte në duar foshnjën e saj disa muajshe, e shoqëruar edhe nga një i afërm i saj i moshuar, është sulmuar nga një i dyshuar i cili me forcë i ka marrë nga qafa një zinxhir ari në vlerë prej
- Brazili, skuadra e Menezes do të fillojë me Paton Edhe pse sapo është emëruar si tekniku i Brazilit, Mano Menezes menjëherë ka ndryshuar emrat e lojtarëve të cilët do të marrin pjesë në ndeshjen miqësore të datës dhjetë gusht kundër SHBA-së.
- Australi, një hakeri i ri infektoi 3 mijë kompjuter Një haker i ri ka pranuar para gjykatës fajin se ka arritur të infektojë 3 mijë kompjuter në Australi dhe në vende të tjera. Programi i realizuar nga 20-vjeçari Anthony Scott Harrison, kishte si synim të kapte të dhënat bankare dhe ato të kartave të kreditit.
- Shpenzimet e çmendura të Manchester City Nuk kanë kursyer aspak dhe në më pak se dy vite, në letër, kanë ndërtuar një nga ekipet më konkurruese në mbarë botën. Roberto Mancini ka në duart e tij një “anije lufte”, e cila në qoftë se drejtohet në mënyrën e duhur mund të bëhet e pathyeshme.
- Në Australi realizohet kënga më e gjatë në mbarë botën Australi, 28 Korrik NOA - Është realizuar në Australi kënga më e gjatë në mbarë botën në sajë të 168 këngëtarëve dhe kantautorëve në projektin e Sidneit “Song Summit”.
- Tre objektivat e Milanit Milano, 28 Korrik NOA - Alarmi i parë i marrë nga skuadra e Milanit ishte humbja që pësoi me Varesen në miqësoren e parë të këtij sezoni, ku si rrjedhojë drejtuesit e klubit janë hedhur menjëherë në merkato për të siguruar shërbimet e lojtarëve të rinj.
- Maicon lë Interin dhe shkon tek Reali Spanjë, 28 Korrik NOA - Shoqëria e Massimo Morattit dhe klubi i Florentino Perez kanë arritur një marrëveshje, e cila do të transferojë brazilianin Maicon në radhët e skuadrës së Realit të Madridit.

