English


Athinë - ''Sekti I Revolucionarëve'': Do Ta Shndërrojmë Greqinë Në Një Zonë Ushtarake

ATHINË, 28 korrik /ATSH-MIA/ - Grupi terrorist grek ''Sekti i revolucionarëve'' kërcënoi sot se do t'i intensifikonte sulmet dhe do ta shndërronte Greqinë në një zonë ushtarake. Ndërkohë, ''Sekti i revolucionarëve'' mori dje përgjegjësinë për vrasjen e një gazetari të njohur investigativ grek, më 19 korrik në Athinë, me 16 plumba. Grupi ''Sekti i revulucionarëve'' njoftoi se do ta fillojë fushatën me shpërthime, sabotime dhe vrasje kundër policisë, biznesmenëve dhe gazetarëve për të cilët vlerësohet se janë të korruptuar. Grupi mori përgjegjësinë për vrasjen e gazetarit Sokratis Goulias me anë të një kompaktdisku dërguar gazetës greke ''Ta nea''. Në kompaktdisk janë edhe fotografitë e armëve të grupit, 17 pistoleta dhe armë automatike, municione të ndryshme dhe armë të ftohta./ a.jor.
KOMENTE