English


Azhbr Fillon Mbledhjen E Detyrimeve Te Debitoreve Qe Kane Perfitur Nga Grantet Per Bujqesine

TIRANE, 28 Korrik /ATSH-E.Xhajanka/- Agjensia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (AZHBR) në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve ka filluar punën për arkëtimin e detyrimeve nga debitorët, përfitues të linjave dhe serave me ngrohje si dhe debitorëve te tjerë nga grandet japoneze dhe karburantin pa akcizë. Burime nga Ministria e Bujqësisë bënë të ditur sot se, mosarkëtimi i detyrimeve të programuara ka ardhur si pasojë e mos lidhjes së kontratave afatgjate në vitet 2000-2005. Për rrjedhojë, arkëtimi i detyrimeve sipas kësteve të parashikuara në kontratë ka filluar gjatë vitit 2008, nga viti 2005 kur duhej të niste. Sipas MBUMK-së, mungesa e një mase sigurie (kolaterali) ka vështirësuar arkëtimin e detyrimeve, duke u dhënë mundësi subjekteve që te shmangin kthimin e detyrimeve. Nisur nga kjo mangësi, menjëherë pas lidhjes së kontratave ka filluar një punë përgatitore për sensibilizimin e subjekteve përfitues nga grandet Japonez për marrjen e masave dhe fillimin e pagesave të detyrimeve sipas kushteve të kontratave të lidhura midis palëve. Si rrjedhojë e masave, u bë e mundur qe deri me 31.12.2009 te arketohej shuma prej 75.615.339 leke. MBUMK njofton se, për 5 subjekte që nuk kanë filluar të paguajnë kredinë sipas kushteve të kontratës, janë paditur në gjykatë dhe kanë filluar procedurat gjyqësore, të cilat janë ne proces gjykimi. Nga fondi kunderparti i ish-Projektit 2KR te krijuar nga arkëtimet e grandeve Japoneze ne vitet 2000-2005 janë financuar 11 sera me ngrohje dhe 19 linja agroperpunimi ne Qarqet Tiranë, Fier, Durrës, Shkoder, Berat dhe Vlore. Vlera e kontraktuar për 11 serat me ngrohje (çmimi FOB) eshte 270,524,870.42 leke, dhe vlera e kontraktuar për 19 linjat e agroperpunimit (çmimi FOB) eshte 834,629,925.69 lekë Afati kohor i percaktuar ne kontrat per likujdimin e ketyre detyrimeve shkon deri ne vitin 2014. Në bazë të kontratave të lidhura, vlera totale që 30 subjektet me serat me ngrohje dhe linjat e agroperpunimit, duhet të arketonin sipas kësteve të nënshkruara ishte 571,471,920.42 leke deri në datën 31.06.2010. Por në fakt, rezulton se janë arkëtuar 75,893,341.48 leke më pak se detyrimi i parashikuar./n.m/
KOMENTE