English


Berisha: Mot do t’i rrisim përsëri pagat, askush nuk punon për patriotizëm

Tiranë, 28 korrik, NOA – Qeveria do të rrisë edhe gjatë vitit të ardhshëm pagat dhe pensionet, në mënyrë që të afrojë në vend edhe të gjithë intelektualët apo studentët që mbarojnë jashtë vendit, pasi askush nuk punon vetëm për patriotizëm.

Një fakt të tillë e ka bërë me dije në fjalën e tij kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë, ku pohoi se rritja e pensioneve do jetë sërish në axhendën e qeverisë edhe gjatë hartimit të buxhetit për vitin 2010.

“Për sa kohë qeveria ime do të votohet, unë do të rris pagat dhe pensionet. Ne do mbajmë premtimin, ashtu siç e mbajtëm edhe në vitet më të vështira të krizës botërore”, nënvizoi kreu i qeverisë lidhur me një fakt të tillë.

Më tej, Berisha duke iu referuar deklaratave nga opozita për rritjen e pagave dhe pensioneve, theksoi se të thuash se të rrisësh pensionet është krim, “do të thotë mos dish se çfarë është loti i heshtjes”.

E duke dhënë detaje për buxhetin e vitit të ardhshëm, ai deklaroi se ai është një buxhet përcaktues në zbatimin e programit të koalicionit qeveritar.

“Ky buxhet duhet t’i qëndrojë parimit të zemrës së dhimbsur, të qeverisë së shërbimeve. Duhet të përmirësojë më tej frymën sociale”, theksoi ai ... (vijon).

n.e/NOA

KOMENTE