Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Burri vret bashkëshorten, mbajti peng 3 fëmijët nga frika se mos e kapte policia
English

Burri vret bashkëshorten, mbajti peng 3 fëmijët nga frika se mos e kapte policia

Has, 28 korrik, NOA – Një krim i rëndë brenda familjes ka tronditur opinionin publik në rrethin e Hasit, ku një burrë pasi ka mbajtur peng për disa orë tre fëmijët e mitur, ka qëlluar me pistoletë bashkëshorten duke e lënë të vdekur në vend dhe më pas, veten.

Ngjarja fatale raportohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Hasit, sipas të cilave, autori është identifikuar si Gëzim Muslika, 33 vjeç, ndërsa viktima është Pranvera Muslika, rreth 30 vjeç.

Ato sqarojnë më tej se krimi makabër u krye në sy të 3 fëmijëve të mitur të këtij çifti, i cili jetonte në fshatin Brenog të Hasit.

Konkretisht, ngjarja e rëndë ndodhi në orët e vona të natës, ku burri fillimisht ka qëlluar për vdekje me pistoletë gruan e tij dhe më pas ka mbajtur peng për orë të tëra tre fëmijët e tij peng, nga frika për t’iu dorëzuar forcave të policisë apo për t’u kapur prej tyre.

Por pas kalimit të orëve të natës, me mbërritjen e mëngjesit Muslika i dorëzoi fëmijët e vegjël dhe më pas, vrau veten po me të njëjtën armë, me të cilën qëlloi edhe bashkëshorten e tij.

Ndërkaq, policia në vendngjarje gjeti pistoletën me 2 gëzhoja, ndërsa psikologët po merren me gjendjen e traumatizuar të tre fëmijëve të mitur të çiftit.

n.e/NOA

KOMENTE