Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dokufest : Homazhi Për Bekim Femiun, Çel Edicionin E 9-Të
English

"Dokufest": Homazhi Për Bekim Femiun, Çel Edicionin E 9-Të

Ë TIRANË, 28 Korrik/ ATSH, Suada Daci/- Edicioni i 9-të i Festivalit Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe te Shkurtër (Dokufest), që pritet të nis në 31 korrik deri në 7 Gusht në qytetin historik te Kosovës në Prizren, do të çel siparin e tij me një homazh kushtuar aktorit të mirënjohur të me origjinë shqiptare, Bekim Femiu, i cili ndërroi jetë pak muaj më parë në Beograd. Duke e cilësuar këtë festival si tradicional për qytetin e Prizrenit, drejtori i artistik, Veton Nukollari, tha në një konferencë në mjediset e MTKRS-së se, "Dokufest që starton këtë të shtunë, për herë të parë do të ketë 3 filma gjatë hapjes së tij, ndër ta, një homazh për aktorin e njohur me origjinë shqiptare Bekim Femiu, me filmin "Mbledhësit e puplave" në një kinema të improvizuar që kemi përgatitur vitin e kaluar dhe që ndodhet në Lumbardhin e Prizrenit vetëm 50 metra ku është hedhur hiri i Bekim Femiut". Drejtori artistik, Veton Nukollari theksoi se, "festivali do të prezantojë 155 filma nga 34 shtete, të përzgjedhura nga 1300 filma që mbërritën sivejt në Dokufest. Përveç kësaj seksioni Dokufestit për fëmije dhe të rritur do të prezantojë 45 filma në dy gara dhe dy programe speciale". Risi tjetër e edicionit të sivjetshëm do të jetë retrospektiva e filmbërësit të njohur të Jugosllavisë, Zelimir Zilnik dhe ajo e filmbërësit nga Filipinet Khavan de la Cruz, tha Nukollari. Sipas tij, risi do të sjellin edhe standet si Spotlight Afghanistan, Cities on Speed dhe Europe Next Door. Përveç 5 kategorive garuese Dokufest do të japë dhe tri shpërblime, Çmimin e publikut, çmimi për të drejtat e njeriut dhe çmimin për të porsaardhurin më të mirë. Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe te Shkurtër (Dokufest),u shfaq për herë të parë në vitin 2002 dhe është ngjarja më e madhe filmike në Kosovë që mbahet në muajin gusht. Festivali shfaq filma në pesë kinema të ndryshme, dy të mbyllura dhe tre kinema të hapura, ndërsa gjatë ditëve të tij do të ketë dhe një numër aktivitetesh si dokuphoto, kampingu i festivalit si dhe koncerte të ndryshme. Dokufest prezantohet për herë të dytë në Tiranë./n.m/
KOMENTE