English

Elbasan: Arrestohen Gjashte Adoleshente, Akuzohen Per Vjedhje

ELBASAN, 28 Korrik/ATSH-Miranda Sadiku/ - Dy grupe adoleshentësh, të cilët kanë kryer një sërë vjedhjes të ndryshme në qarkun e Elbasanit, janë arrestuar nga policia mëngjesin e sotëm. Burime të policisë lokale bëjnë të ditur se, "brenda një harku të shkurtër kohor, policia bëri të mundur arrestimin e shtetasve me iniciale L.R, 15 vjeç, K,V, 15 vjeç, R.M, 14 vjeç, si edhe J.D, 14 vjeç, banues në lagjen " 5 Maji"në Elbasan". Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë vjedhur tuba alumini e bakri si dhe tela elektrike në banesën e shtetasit K.K, 33 vjeç e më pas i kanë shitur ato për skrap. Në vijim të këtij operacioni, u arrestuan edhe shtetasit Xh.B, 16 vjeç edhe E. Sh. 20 vjeç, të cilët në ambjentet e fabrikës së oksigjenit "Kurum" tentuan të vjedhin gjeneratorin elektrik. /a.ke/
KOMENTE