Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fishë Teknike - Aksidentet Më Të Rënda Të Airbus-It Që Nga Viti 2000
English

Fishë Teknike - Aksidentet Më Të Rënda Të Airbus-It Që Nga Viti 2000

PARIS, 28 korrik /ATSH-AFP/ - Pas rrëzimit të një avioni Airbus A-321 të kompanisë pakistaneze Airblue sot në mëngjes në kodrat pranë Islamabadit me 150 persona në bord, më poshtë vijon një listë me aksidentet më të rënda të Airbus-it që prej vitit 2000: - 31 janar 2000: një Airbus A-310 i "Kenya Airways" rrëzohet në det dy minuta pas nisjes nga Abixhani: 169 të vdekur, 10 të mbijetuar. - 23 gusht 2000 : një Airbus A-320 i kompanisë "Gulf Air" rrëzohet në det pranë Bahreinit, me 143 persona në bord. - 12 nëntor 2001: një Airbus A-300 i "American Airlines" rrëzohet në Nju Jork pak pas nisjes duke shkaktuar 265 të vdekur, 260 personat në bordin e avionit dhe pesë banorë të lagjes Queens nga zjarri që ra në shtëpitë e tyre. - 3 maj 2006: 113 persona gjejnë vdekjen nga rrëzimi i një Airbus A-320 të kompanisë armenase "Armavia", ndërsa bëhej gati të ulej në aeroportin Soçi (në jug të Rusisë). - 9 korrik 2006: Rreth 140 persona, tetë anëtarë të ekuipazhit, vdesin në aksidentin e një avioni Airbus A-310 rus që u rrëzua dhe mori zjarr në ulje në Irkuck (Siberi). - 17 korrik 2007: 199 të vdekur kur një avion Airbus A-320 i kompanisë braziliane TAM përplaset me një depo të aeroportit Sao Paulo dhe merr flakë. - 1qershor 2009: një Airbus A-330 i "Air France" rrëzohet në det mes Brazilit dhe Francës, duke shkaktuar vdekjen e 228 personave. - 30 qershor 2009: një Airbus A-310 i kompanisë jemenase "Yemenia" rrëzohet në afërsi të Komoreve pak pas uljes në Moroni, duke shkaktuar 152 të vdekur. Vetëm një adoleshente 14 vjeçe mbijeton. - 12 maj 2010: 103 persona gjejnë vdekjen kur një Airbus A-330 i kompanisë libiane "Al Afriqiyah" rrëzohetnë aeroportin e Tripolit. Mbijeton vetëm një fëmijë 8 vjeç. /I.Pu.
KOMENTE