English


Horror në Francë, 8 foshnja të groposura: arrestohen prindërit

Douai (Francë), 28 korrik 2010, NOA - Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin francez pasi policia ka zbuluar trupat e pajetë të tetë foshnjave në kopshtin e një ndërtese në fshatin Villers-au-Tertre në veri të Francës.

Kanë qenë disa qen që zbuluan trupat e pajetë në disa qese të mbyllura. Fillimisht, policia ka gjetur dy, por shpejt ata gjetën dhe gjashtë të tjerë. Të gjithë i përkisnin prindërve të njëjtë. Sipas mediave vendase prindërit e tyre u arrestuan. Cifti i dyshuar, të dy rreth 45 vjeç, janë ende në xhandarmërinë lokale dhe nesër në mëngjes në gjykatën e Douai pritet të fillojë procedura gjyqësore, gjatë së cilës burri dhe gruaja duhet të ndiqen penalisht. Policia është ende duke bërë kërkime në ndërtesë.

Zyrtarisht, policia tha se bëhet fjalë lidhur me hetime për vepra penale.

a.e./NOA

KOMENTE