Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kinë - Fmn: Rritja Është E Fortë, Konsumi Të Jetë Motori I Ekonomisë
English

Kinë - Fmn: Rritja Është E Fortë, Konsumi Të Jetë Motori I Ekonomisë

NJU JORK, 28 korrik /ATSH-ANSA/ - Kina u godit rëndë nga kriza financiare globale, "por përgjigja e menjëhershme, e fortë dhe efikase e autoriteteve arriti të zbusë impaktin te ekonomia dhe të garantojë që Kina të drejtojë rritjen globale", thuhet në një raport të Fondit Monetar Ndërkombëtar për ekonominë kineze. "Prodhimi i Brendshëm Bruto në Kinë do të rritet këtë vit me 10.5 për qind dhe perspektivat për inflacionin janë të mira. Dhe rritja do të vazhdojë të jetë e fortë", thuhet më tej në raport. Duke e ftuar Pekinin të vazhdojë përparimet në rrugën e liberalizimit të sistemit financiar, FMN-ja sheh si sfidë të vërtetë "orientimin e ekonomisë drejt konsumeve private". /e.v/
KOMENTE