Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KM, miraton kalimin e 7516 parcelave ndërtimore në pronësi të poseduesve informalë
English

KM, miraton kalimin e 7516 parcelave ndërtimore në pronësi të poseduesve informalë

Tiranë, 28 korrik, NOA - Këshilli i Ministrave miratoi sot në mbledhjen e qeverisë vendimin për kalimin e pronësisë së disa parcelave ndërtimore në favor të poseduesve të objekteve informale.

Objektet informale të trajtuara në këtë vendim janë ngritur pjesërisht në troje pronë shtetërore dhe pjesërisht në territore të papërfshirë në sistemin e regjistrimit të pasurive të paluajtshme.

Gjithashtu, një tjetër kategori pasurish, që trajtohen në këtë vendim janë shtesat (anësore) informale në ndërtime me leje.

Për këtë kategori ndërtimesh, autoritetet e përcaktuara nga ligji, ALUIZNI dhe Njësitë e Qeverisjes Vendore, që kanë kryer të gjitha procedurat tekniko– ligjore, për përditësimin dhe plotësimin e dosjeve të legalizimit, për secilin objekt dhe kanë përfunduar procedurat kualifikuese për legalizim të tyre.

Për 7516 parcelat e objekteve informale, për të cilat kërkohet kalimi i pronësisë së truallit me sipërfaqe të përgjithshme prej 2 442 563, 25 m2 janë kryer nga ALUIZNI, procedurat e përditësimit në terren dhe kualifikimi për legalizimin.

mit/NOA
KOMENTE