Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kukes: 230 Studente Te Rinj Ne Filialet E Universitetit Te Tiranes
English

Kukes: 230 Studente Te Rinj Ne Filialet E Universitetit Te Tiranes

KUKES, 28 korrik/ATSH-R.Hoxha/. - Numrit të studentëve që vijojnë studimet në filialet e Universitetit të Tiranës në Kukës do t'i shtohen sivjet edhe 230 studentë do të regjistrohen aty për herë të parë. Duke e bërë të ditur kete për ATSH-në, drejtori i filialeve të këtij universiteti në Kukës, Mexhit Hajdari, tha se, "100 studentë do te regjistrohen në degën e administrim-biznesit, 100 studentë në degën e infermierisë dhe 30 studentë në degen e gjuhës angleze". Filiali i Universitetit të Tiranës në Kukës u çel 3 vjet më parë. Në degën e administrim-biznesit vijojnë studimet 218 studentë, në degën e infermierisë 129 studentë dhe në gjuhën angleze 54 studentë. Në këtë filial japin mësim 9 pedagogë me kohë të plotë dhe 17 pedagogë të jashtëm, të gjithë vendas. "Gjithsesi, pedagogët vendas japin kryesisht seminaret, ndërsa leksionet vazhdojnë të jepen kryesisht nga pedagogët e fakulteteve përkatës të Universitetit të Tiranës. Ndërsa të gjitha provimet në këto 3 vitet e para janë korrigjuar nga pedagogët e fakulteteve përkatëse të Universitetit të Tiranës", thotë Hajdari. Por shtimi me 230 studentë këtë vit akadamik ka ngjallur shqetësimin për mungesë të mjediseve të mësimdhënies në këto filiale. "Është një problem i mbartuar, pasi edhe vjet fakulteti i infermierisë vijoi mësimet ne turnin e dytë", thotë Hajdari. Sipas tij, shqetësimi bëhet më evident për faktin se ende nuk është vendosur cfarë do të bëhet për zgjerimin e mjediseve, ndërsa nuk bëhet fjalë për strehimin e studentëve që vijnë nga rrethet e tjera. Deri tani ky problem është zgjidhur privatisht nga vetë studentët duke marrë me qera banesa të qytetarëve të Kukësit. /a.ke/
KOMENTE