English


Moti - Moska Regjistron Një Tjetër Rekord, Ndotja Dhe Zjarret Në Rritje

MOSKË, 28 korrik /ATSH-ANSA/ - Moska ka regjistruar një rekord të ri në 130 vitet e krijimit të qendrave të monitorimit të temperaturave, me 37.4 gradë në hije dhe smogu që është dhjetë herë më i lartë se niveli i zakonshëm. Edhe zjarret vazhdojnë të jenë shqetësues rreth kryeqytetit. Autoritetet kanë përsëritur thirrjet për mos të dalë nga shtëpia dhe për t'i mbajtur fëmijët në ambiente të freskëta, të moshuarit gjithashtu dhe gratë shtatzëna. Guvernatori i rajonit të Moskës, Boris Gromov, i ka kërkuar kryeministrit Vladimir Putin më shumë se 500 milionë euro për të luftuar zjarret. Ekspertët thonë se vala e rrallë e të nxehtit duhet të zbutet lehtë ditën e nesërme dhe për të shkuar nën 30 gradë ditën e shtunë, por megjithatë, nëse parashikimet afatgjata janë të sakta, ditë të tjera të nxehta fillojnë të hënën. /e.v/
KOMENTE