Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një Spiun I Dyshuar Rus Shkakton Shkarkimin E Tre Gjeneralëve Çekë
English

Një Spiun I Dyshuar Rus Shkakton Shkarkimin E Tre Gjeneralëve Çekë

PRAGË, 28 korrik /ATSH-AFP/ - Një çështje spiunazhi për llogari të Rusisë është origjina e shkarkimit këto muajt e fundit të tre gjeneralëve të ushtrisë çeke, konfirmoi sot një nga të përditshmet kryesore çeke, ''Dnes''. Identifikuar nga ''Dnes'' si Robert Rachardzo, i dyshuari si spiun rus punonte si psikolog në drejtorinë e shërbimit të burgjeve çeke dhe gjatë kohës së lirë mbante kontakte të ngushta me një oficere që kishte drejtuar suksesshëm zyrat e tre gjeneralëve. ''Nuk është e qartë nëse gruaja punonte për të me ndërgjegje apo pa ndërgjegje'', shkruan e përditshmja sipas së cilës këto kontakte survejoheshin për disa vite nga kundërspiunazhi çek. Shkarkimi preku shefin e zyrës ushtarake të presidentit çek, Frantisek Hrabal, komandantin suprem të Forcave aleate për Evropën, Josef Sedlak dhe zëvendësshefin e Shtabit të përgjithshëm të ushtrisë çeke, Josef Proks./ /ec/ a.jor.
KOMENTE