Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pakistan - Pesë Të Plagosur Në Vendin E Rrëzimit Të Avionit
English

Pakistan - Pesë Të Plagosur Në Vendin E Rrëzimit Të Avionit

ISLAMABAD, 28 korrik /ATSH-AFP/ - Pesë persona të plagosur u gjetën në vendin ku u rrëzua një avion linje i kompanisë pakistaneze "Air Blue" me 152 persona në bord, sot në afërsi të Islamabadit, njoftoi ministri i Brendshm, Rehman Malik për një televizion lokal. Numri i të mbijetuarve nuk dihet ende. Të paktën pesë trupa janë gjetur në vendin e aksidentit, shtoi një zyrtar qeveritar. "Pesë të plagosur janë dërguar me helikopter në Islamabad", deklaroi Rehman Malik për Express TV. "Ekipet e ndihmës arritën në vendngjarje. Ato po kërkojnë në të gjithë zonën. Ata po u vijnë në ndihmë të plagosurve, të mbijetuarve dhe po merren masa për transportin e tyre në spital", shtoi ai. "Po përpiqemi të kemi informacione për pasagjerët. Kjo është një tragjedi, me të vërtetë një tragjedi e madhe", shtoi ai. /I.Pu.
KOMENTE