Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra E Shtypit Te Kosoves
English

Pasqyra E Shtypit Te Kosoves

PRISHTINË, 28 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Express" UDHËZIMET E ROHANIT - GJND ka eliminuar çdo paqartësi rreth statusit të Kosovës. Pesëshja e BE-së duhet ta njohë pavarësinë. Nisma e re e Serbisë është humbje kohe. Tituj të tjerë: -Fjalët e Dellit - Ambasadori Amerikan, Christopher Dell, thotë se është keqinterpretuar për Veriun. Të martën, deklaroi se as ai, as Kryeministri Hashim Thaçi, nuk kanë bërë thirrje që Veriut t'i jepet autonomi. -Avokati i Guvernatorit -PTK drej privatizimit -Aktivizohen grekët - Prishtina dhe Beogradi do të marrin edhe një mesazh të BE-së për dialog. "Koha Ditore" DEKLARATAT RRETH VERIUT SHQETËSOJNË PRISHTINËN - Deklaratat e ambasadorit amerikan për veriun kanë zgjuar reagime në Prishtinë - Tituj të tjerë: -Beogradi tash kërkon rezolutë të përbashkët me BE-në -Gorani: I mundshëm statusi special për veriun -Presidenti Sejdiu, me tre avokatë në Gjykatë - Presidenti Fatmir Sejdiu ka angazhuar tre mbrojtës për t'u marrë me lëndën që është hapur ndaj tij në Gjykatën Kushtetuese nga 32 deputetë të Kuvendit të Kosovës. -Gjetaj: Hulumtimet në Rudnicë jo në vendin e duhur -Kuvendi shtyu për shtator votimin e strategjisë së PTK "Bota Sot" NUK E MBËSHTESIM IDENË PËR AUTONOMI NË VERI - Deklaratë e ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë, Dell Tituj të tjerë: -Thaçi: Privatizimi i PTK-së reformë ekonomike, jo shitje e kapitalit -Shqiptarëve iu mohua hetimi i varrezës masive në Rashkë - Shqiptarëve vetëm statusin e vëzhguesve -Prezantimi në atdhe! -Filluan "Ditët e Biznesit të Kosovës në Durrës" -Xavier de Marnhac, emërohet shef i ardhshëm i EULEX-it "Epoka e Re" SERBINË E KEMI MUNDUR NË TË GJITHA FRONTET - Do të vijnë shumë njohje - Flet Vlora Çitaku, zëvendësministre e Punëve të Jashtme Tituj të tjerë: -Dell sqarohet -Strategjia për privatizimin e PTK-së miratohet në parim -Xavier de Marnhac, shef i ri i EULEX-it (Nga brendia: Gjenerali de Marnhac do ta marrë postin më 15 tetor) "Tribuna shqiptare" SERBIA LUAN ME FATIN E TË PAGJETURVE - Shumë pak rezultate për fatin e të zhdukurve Tituj të tjerë: -Tiranë - Meta, në aksion për Kosovën - Zv/kryeministri Ilir Meta po zhvillon një aktivitet të ngjeshur diplomatik për Kosovën. -Prishtinë - Marnhac në krye të EULEX-it -Shkup - Shqiptarët e pakënaqur -Prishtina zyrtare ka pritur më shumë nga diskutimi në BE - BE-ja e zbehtë -Serbët në udhëkryq "Kosova Sot" BETEJA PËR REZOLUTAT, NË NJU-JORK - Pas GJND-së aktivizohet diplomacia për Kosovën Tituj të tjerë: -Veriu, gjykatat ristartojnë sërish në shtator -Dell: Nuk bëra thirrje për autonmi serbe në veri -"Kosova e re", Qeveria nuk e di hisen e saj -Editorial - Shkon njëri, vjen tjetri "Lajm" SHUMË PUNË "BRENDA SHTËPISË" - Korrupsioni, sfida kryesore pas GJND-së Tituj të tjerë: -Ambasadat e Kosovës ende në konsolidim, përfaqësues të opozitës shprehen skeptikë në angazhimet diplomatike - Të shfrytëzohen përfaqësitë e Shqipërisë -Përfaqësuesit e Qeverisë e pranojnë se kanë ofertë nga Brukseli për bisedime me Serbinë - Vetëm bisedime teknike -Vendimi i GJND-së për legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës ndikon pozitivisht edhe në ekonomi - Pritet fluks i investitorëve në Kosovë -Topalli nderohet me "Çmimin e Mesdheut" "Infopress" BETEJA E RADHËS NË OKB - Kosova dhe Serbia paralajmërojnë se do të paraqesin rezolutë në OKB Tituj të tjerë: -Kurrëfarë autonomie për veriun -Sllovakia s'ndyshon qëndrim -Privatizimi i PTK-së, pjesë e reformës -"Made in Kosova" në Durrës -Mendimi i GJND-së, serbët e Kosovës i ka vënë në një pozitë me dilema rreth orientimit të tyre "Zëri" GARANTUESI "COSMOCELL" NUK EKZISTON - ART thotë se garantuesin e 16 milionë eurove nuk e ka gjetur në asnjë listë relevante të institucioneve financiare Tituj të tjerë: -Nuk aprovohet strategjia për PTK-në -Sejdiu në pritje të Kuvendit për guvernatorin -Dell, nuk kam përmendur autonomi për Veriun -"Uzurpohen" meritat për vendimin e GJND-së - Bartësit e pushtetit po tentojnë të restaurojnë imzhin e qeverisjes nëpërmjet fitores në Hagë -Editoriali - Përvetësimi i ulët i GJND-së -Ekonomiku mbetet fakulteti më i preferuar /a.ke/
KOMENTE