Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përplasi fatalisht një çift me motoçikletë, arrestohet drejtuesi i makinës
English

Përplasi fatalisht një çift me motoçikletë, arrestohet drejtuesi i makinës

Lezhë, 28 korrik, NOA – Forcat e policisë së Lezhës kanë arrestuar në flagrancë 42-vjeçarin Gjekë Gjeta, me banim në fshatin Kakarriq për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal.

Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA prej tyre duke saktësuar se arrestimi i Gjetës u bë pasi në superstradën Lezhë-Shkodër në vendin e quajtur “Ura e Gocajve”, duke drejtuar automjetin tip Audi A-4 me targa YC 02 VMA, duke ndërprerë rrugën për të kaluar në korsinë tjetër me drejtim Shkodër-Lezhë, ka përplasur mjetin motoçikletë tip “Jamaha”, me drejtues Arben Frrokun.

Si pasojë e kësaj përplasje, ka gjetur vdekjen 29-vjeçarja Terezë Frroku, si dhe është plagosur bashkëshorti i saj 33-vjeçari Arben Frroku, të dy me banim në fshatin Barbullojë të Lezhës, të cilët udhëtonin në motoçikletë.

Aktualisht, i dëmtuari Arben Frroku ndodhet në reanimacionin e Spitalit Ushatarak të Tiranës në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa materialet do t’i kalojnë për veprime të mëtejshme prokurorisë së Lezhës.

n.e/NOA

KOMENTE