Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Portret/ Lushnje: 112-Vjeçarja Që Shijon Diellin E 3 Shekujve
English

Portret/ Lushnje: 112-Vjeçarja Që "Shijon" Diellin E 3 Shekujve

LUSHNJE, 28 Korrik /ATSH, Rr.Isufaj / - E rrethuar nga ngrohtësia dhe dashuria e fëmijëve, nipërve, mbesave, stërnipërve e stërmbesave, që e kalojnë numrin 100, Sofia Tonçi pasi sfidoi një shekull jetë, tashmë ka hyrë në vitin e tretë të dekadës së dytë të shekullit XXI, duke u listuar te njerëzit jetëgjatë. Ka lindur në fshatin Ngurrëz në vitin 1898 të shekullit XIX dhe sot vijon të gëzojë shëndet të mirë, ndonëse trupi i "tretet" nën peshën e moshës 112 vjeçare. Megjithatë, shkëlqimi i syve dhe buzëqeshja e nënë Sofisë ende ruajnë gjallërinë e rinisë së hershme. Më shumë se nga fjalët e pakta, rrallë edhe të pakuptueshme, atë e kupton nga gjestet dashamirëse. Kur ka vizita, ngrihet ngadalë nga shtrati, buzëqesh ëmbël, shkëmben përshëndetje, ndërsa sytë i rrezatojnë një ndjenjë të ëmbël mirësie. "Nënë Sofia ka parë diellin e tre shekujve", thotë me të qeshur nipi i saj, Vangjel Tonçi , i cili prej vitesh është bërë gjysh. Jeta e nënë Sofisë është një sfidë mes dhimbjes e lumturisë, një betejë e gjatë mes dhimbjes dhe forcës për të mbijetuar duke përballuar plagët e jetës. "Në moshë të vogël, Sofinë pasi humbi prindërit dhe e mbetur edhe pa strehëz familjare, e mori në gjirin e familjes së vet Sotira Tonçi, që u bë nëna e saj e dytë dhe më pas vjerra e saj, pasi në moshën 17-vjeçare e martoi me djalin e saj të madh, Liçin. Por nuk qe e thënë që lumturia e çiftit Tonçi të vazhdojë gjatë, pasi Liçi humbi jetën në betejën për çlirimin e Lushnjes, duke lënë pas Sofinë vejushë me 2 djem e 3 vajza", thotë Vangjeli. Me lot në sy ajo u betua para varrit të të shoqit: "Liçi më vjen keq se po ikën i ri, por fëmijët do t'i rris unë". Dhe i rriti për bukuri, vijon i nipi. 10 vjet më pas, fatkeqësitë dhe dhimbja e vunë përsëri në provë forcën qëndresën dhe dashurinë e nënë Sofisë, pasi i vdiq e kunata (bashkëshortja e vëllait të burrit) duke lënë pas 5 fëmijë. "Të njëjtat fjalë, i njëjti betim do të përsëritej nga nënë Sofia para varrit të kunatës, ndërsa 5 jetimëve të saj ju shtuan edhe 5 fëmijët e kunatës, të mbetur pa nënë. "Unë vazhdoja jetën dhe ngushëllimin e gjeja tek vjehrra ime që jetoi 107 vjeç", thotë vetë nënë Sofia. "Plagët e shpirtit janë shumë më të thella se ato të trupit, por kur në shpirt ke dashuri, arrin t'i kapërcesh plagët. Unë kisha një vjehrrë dhe nënë njëkohësisht. Kisha një kunat vëlla, pasi e kisha rritur vetë, e kisha larë, veshur e ushqyer si nënë dhe si motër, se kisha gjetur tek ai vëllanë e munguar. Ky mirëkuptim e dashuri më bënte të harroja botën e varreve dhe të lidhesha me të gjallët, që kishin nevojë për mua dhe për ta unë kisha bërë një betim", tregon nënë Sofia. Por jeta për të ishte e pamëshirshme. 10 vjet më pas, një tjetër plagë nga më të thellat i vulosi zemrën e nënës së sprovuar që në fëmijëni me dhimbjen. Në 1964 i vdiq djali i madh, Tonçi, duke i lënë tre fëmijë jetim. "Bir, i ngule nënës një gozhdë në zemër që nuk shkulet sa të jem gjallë", i tha të birit te varri, ndërsa numrit të jetimëve ju shtuan dhe 3 fëmijët e të birit", vijon tregimin Vangjeli. Por me kaq mbaruan provat e dhimbjes me histori të trishta për të vazhduar me jetën normale dhe gëzime, fejesa, dasma, gostitë e shumta familjare të stërgjyshes së madhe, që mbi supe mban grimca historie të shtrirë në hapësirën e tre shekujve. Nënë Sofia ka punuar guzhiniere në ish- kooperativën e Krutjes dhe në kujtesën e kujtdo që e kanë njohur vjen si një grua me zemër të madhe. Vetë nuk di të shpjegojë sekretin e jetëgjatësisë së saj. Nuk ka bërë as jetë të pasur dhe as është marë me ndonjë punë të "privilegjuar". Jetëgjatsinë nuk e shpjegon as me ushqimin e pasur dhe dietoze, pasi jeta nuk i kishte rezervuar një fat të tillë. Por e shpjegon me ndjenjat shpirtërore dhe punën. "Ajo ç'më ka mbajtur gjallë, ka qënë ngrohtësia dhe dashuria. Nuk di të kemi shkëmbyer njëherë llafe me vjehrrën, kunatin dhe kunatat e më pas me nipërit dhe mbesat, që u shumuan si zgjua bletësh. Ajo vjehrrë-nënë më mësoi si t'i kapërceja vështirësitë, si t'i harroja brengat dhe plagët", flet me dashuri nënë Sofia për vjehrrën e vet. "Po gjallë të mban edhe puna e vazhdueshme. Njeriu nuk vdes e plaket nga puna, por nga marazet, smirat, egoizmi, sherret dhe grindjet e vazhdueshme", thotë nënë Sofia. "Çudi! Si nuk ka ndryshuar kjo grua. Kështu e kam njohur që 70 vjet më parë", qesh i nipi, Vangjeli. Për të nënë Sofia mbetet në mëndje dhe kujtesë e qeshur, e dashur, e pritëshme dhe bujare. "Si nuk zuri njëherë vënd zymtësia dhe mërzia në shpirtin e saj", thotë, ndërsa shpjegon se të gjithë, që nga i biri i saj, Pandi dhe nipërit e kanë "pikë" të dobët dhe e trajtojnë si "kryefamiljaren" e trungut gjenealogjik. "Kurrë nuk i ka munguar dashuria dhe përkujdesja, që ajo vetë e mbolli në shpirtin e pasardhësve", mbyll historinë e jetës së 112-vjeçares, Sofie Tonçi i nipi 70-vjeçar, Vangjel Tonçi./n.m/
KOMENTE
  • Anizel11:21 - 28 Korrik 2010
    ..............SEKRETET E JETEGJATESISE..................... Njeriu nuk vdes e plaket nga puna, por nga marazet, smirat, egoizmi, sherret dhe grindjet e vazhdueshme...............