Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shënim - Beogradi I Propozon Okb-Së Një Projektrezolutë Pa Përmendur Statusin E Pavarësisë Së Kosovës
English

Shënim - Beogradi I Propozon Okb-Së Një Projektrezolutë Pa Përmendur Statusin E Pavarësisë Së Kosovës

BEOGRAD, 28 korrik /ATSH-AFP/ - Serbia depozitoi sot një projektrezolutë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së duke propozuar hapjen e negociatave të reja mbi çështjet e hapura mes Beogradit dhe Prishtinës pa përmendur statusin e Kosovës. Projektrezoluta u kërkon të gjitha palëve të gjejnë një zgjidhje të përbashkët të pranueshme për të gjitha çështjet e hapura me anë dialogut në interes të paqes, sigurisë dhe bashkëpunimit në rajon. Teksti i kësaj projektrezolute nuk përmend statusin e Kosovës, përkatësisht shpalljen e njëanshme të pavarësisë nga Serbia në shkurt 2008. Bëhet fjalë për një evolucion të konsiderueshëm të Beogradit që ka insistuar deri tani për të përmendur statusin e Kosovës në negociatat e reja mes Beogradit dhe Prishtinës. Për autoritetet kosovare, negociatat e reja mbi pavarësinë ishin jashtë kësaj çështjeje. Vendet kryesore evropiane dhe SHBA-ja ishin ftuar këto javët e fundit për një rifillim të diskutimeve mes Beogradit dhe Prishtinës për të gjitha çështjet e lëna pezull, pa përmendur çështjen e pavarësisë. Pavarësia e Kosovës është njohur deri tani nga 69 vende duke përfshirë SHBA-në dhe 22 nga 27 shtete të Bashkimit Evropian. Beogradi ka përsëritur që nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës./ /ec/ a.jor.
KOMENTE