Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Basketboll/ Ekipet Kombëtare Vijojnë Përgatitjet Për Evropianin
English

Sport-Basketboll/ Ekipet Kombëtare Vijojnë Përgatitjet Për Evropianin

- Dy skuadrat kombëtare të basketbollit janë kthyer nga Turqia, ku zhvilluan një fazë përgatitore -. TIRANË, 28 Korrik/ ATSH - Gjergji Mima/ - Nga data 1 deri më 17 gusht, dy ekipet tona kombëtare të basketbollit do të luajnë në ndeshjet e para eliminatore të kampionatit europian (ndeshjet e kthimit luhen vitin e ardhshëm). Kombëtarja e femrave do ta bëjë debutimin e saj me Estoninë, në Talin, më 1 gusht. Ndërsa meshkujt do t'i nisin ndeshjet më 8 gusht, ku në Tiranë do të mbërrijë Azerbajxhani. Pas fazës përgatitore në Turqi, ekipi kombëtar i femrave ka rinisur në kryeqytet fazën përgatitore, ku nën urdhrat e trajnerit Viron Toska janë rreth 14 vajza të kampionatit shqiptar. Turneu në Stamboll ka sjellë edhe tri ndeshje miqësore për ekipin tonë te femrave, që i ka humbur të gjitha. Megjithëse stërvitja ka qenë intensive dhe me ritme të kënaqshme, loja e treguar nuk ka qenë aq bindëse, duke u mundur dy herë edhe nga kombëtarja U-18 e Egjiptit. Testet e zhvilluara në Turqi kanë shërbyer për të parë punën e kryer dhe se deri ku mund të shkojë ky ekip në europian. Koha e mbetur është e shkurtër, pasi më 1 gusht zhvillohet ndeshja e parë zyrtare, ajo me Estoninë. Kombëtarja do të niset më 31 korrik drejt Talinit dhe do të ktheht në Tiranë më 2 gusht. Rivalet e tjera të ekipit tonë kombëtar të femrave në europian janë Estonia, Zvicra, Luksemburgu e Bosnjë-Hercegovina. Shqipëria ndodhet në grupin B të Divizionit B. Ndërsa Kombëtarja e meshkujve do të bëjë debutimin në europian më 8 gusht, në Tiranë ndaj Azerbajxhanit. Duke parë se ka ende kohë, FSHB-ja ka organizuar edhe një turne tjetër miqësor, këtë herë në Prishtinë. Përballë kuqezinjve do të vihen më 30 korrik lojtarët e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe një ditë më pas përfaqësuesja e Kosovës. Këto dy ndeshje do t'u shtohen sfidave që ekipi ka zhvilluar në Turqi, ku në harkun kohor të 10 ditëve janë luajtur e fituar 3 ndeshje (me një ekip turk, kombëtaren e Bahreinit dhe atë të Irakut). Në të tri ndeshjet paraqitja e ekipit të meshkujve, që drejtohet nga trajneri amerikan Mark Dikel dhe zv.trajneri Afrim Bilali, ka qenë e mirë, duke treguar rritje në nivel dhe formë. Këto fitore të bëjnë të shpresosh për një rezultat të mirë të kombëtares në eliminatoret e europianit, që nisin pas 10 ditësh. Ndërkohë, pas kthimit nga Stambolli, ekipi ka vijuar përgatitjet në Durrës, dy herë në ditë, duke ruajtur ngarkesën edhe për ditët në vazhdim. Kombëtarja e meshkujve ndodhet në grupin B të Divizionit B, së bashku me Azerbajxhanin, Suedinë, Bjellorusinë dhe Rumaninë. Trajnerët e ekipeve kombëtare (meshkuj e femra) ende nuk kanë bërë një listë përfundimtare të 12-shes që do të përfaqësojë Shqipërinë në eliminatoret e europianit. Lista e parë prej 24 emrash tashmë është reduktuar në 15, por vetëm 12 do të jenë të gatshëm për ndeshjen. Gjithsesi, 3 lojtarët e tjerë do të vazhdojnë të jenë në dispozicion të trajnerëve. Nga ana tjetër, edhe FSHB-ja është duke marrë masat e saj për organizimin dhe mbarëvajtjen e turneut. Për herë të parë, pallati i sportit "Asllan Rusi" në kryeqytet (ku do të luhen ndeshjet) është pajisur me një parket të ri e modern. Kanë mbërritur nga Italia edhe tabelat e reja elektronike, që do të vihen në sallën kryesore të pallatit të sportit, por kanë mbetur edhe disa gjëra të fundit për t'u sistemtuar./ch/
KOMENTE