English

Sport-Merkato/ Kroatët E Hajduk Split Kërkojnë Andi Lilën E Tiranës

TIRANË, 28 Korrik/ ATSH - Gjergji Mima/. - Mbrojtësi Andi Lila mund të luajë sezonin e ardhshëm në Kroaci te Hajduku i Splitit. Kavajasi 24-vjeçar, i cili aktualisht luan te Tirana, ka një të kaluar në Greqi te Iraklisi (janar-qershor 2007). Hajduku, klubi kroat i dytë më i rëndësishëm, drejtohet nga Stanko Poklepoviç, i cili kishte dërguar disa vëzhgues në ndeshjen e Ligës së Europës, Tirana-Utreht (1-1), takim ku golin për bardheblutë e shënoi pikërish Andi Lila. Për Lilën interesohet edhe klubi kroat Inter Zapreshiç, ku trajner është ish-tekniku i bardhebluve, Ilija Lonçareviç. Para dy vitesh, Lila, atëherë në radhët e Besës, refuzoi një ofertë disa milionëshe nga Ukraina. /a.ke/
KOMENTE