English

Ekon - Fmn I Jep Ukrainës Një Hua Me Vlerë 15,15 Miliardë Dollarë

UASHINGTON, 29 korrik /ATSH-AFP/ - Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaroi dje se i dha Ukrainës një hua me vlerë 15,15 miliardë dollarë për një periudhë 29-mujore, njoftuan burime të ndryshme. Kjo hua do të jepet me faze duke filluar menjëherë me livrimin e 1,89 miliardë dollarëve. ''Kjo strukturë krediti, që u miratua parimisht në fillim të korrikut, bëhet për të mbështetur programin e reformave të autoriteteve të Kievit'', tha FMN-ja me anë të një deklarate në Uashington. ''Ky program ka për qëllim forcimin e financave publike, të sistemit bankar si edhe të politikës monetare", theksoi FMN-ja./ a.jor.
KOMENTE