English

Kultivimi i kanabisit, arrestohet 44 vjeçari

Shkodër, 31 korrik, NOA – Policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin e një 44 vjeçari për kultivimin e lëndëve narkotike. Personi i arrestuar quhet Tish Pali dhe është nga fshati Shpor në komunën Guri i Zi.

Ndalimi i tij nga forcat e policisë është bërë mbrëmjen e djeshme rreth orës 21.30.

“Arrestimi i këtij shtetasi, u bë si rezultat një operacioni të organizuar nga Drejtoria e Policisë Qarku Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër , me qëllim luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë së Shkodrës.

Prej kohësh forcat e rendit kanë nisur një fushatë në gjithë territorin e vendit, kryesisht në zonat rurale, për të zbuluar vendet ku është mbjellë kanabisi.

NOA

KOMENTE