Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Portret/ Fier: Mjeku Që Kuron Pacientet Me Bimët E Myzeqese
English

Portret/ Fier: Mjeku Që Kuron Pacientet Me Bimët E Myzeqese

FIER, 1 Gusht, /ATSH, Rr.Isufaj / - Megjithëse ka kaluar 76 vjeç, Vangjel Lushin me trupin ende të fortë dhe të drejtë e gjen me çantën e madhe në dorë, sa fshatrave dhe qytetit të Lushnjes, sa në dhomën farmaci në majë të kodrës së Ardenicës, pranë lokalit të të birit. Nuk ka nevojë t'a prezantojnë, pasi njohja me të është e lehtë, mjaftojnë përshëndetjet e shumta dhe thirrjet "doktor Vangjeli" për t'a identifikuar shpejt. Vangjel Lushi banon në Kolonjë të Lushnjes dhe veçse punës si mësues për bio-kimi, nuk i është ndarë pasionit të fëmijërisë, bimëve kuruese dhe mjekimit popullor. Gjithçka ka nisur që në fëmijërinë e hershme kur shtysën e parë e nisi si një "lojë" fëminore, e cila vite më vonë, j'u kthye në profesionin e tij të dytë. "Kur isha fëmijë, gjyshja ime Sotira, që rrojti 107 vjeç më thoshte të mblidhja barishte lëndinave të fshatit dhe t'ja çoja në shtëpi, ku më tregonte magjinë e tyre shëruese, por isha thjesht një fëmijë, që nuk kuptoja më shumë. Por këto ishin leksionet e para, që vite më vonë kur u kompletova edhe me arsimin e lartë, do t'i kuptoja", tregon Doktori popullor, Vangjeli. Pas diplomimit si biokimist dhe profesionit të mësuesit, atë të mjekut popullor e nisi në rrethana të rastësishme në verën e vitit 1972. "Isha familjarisht me pushime në plazhin e Divjakës dhe një ditë u sëmura nga koliti. Aty pranë kisha doktorin e dëgjuar Isan Çabeji, të cilit i paraqita shqetësimin. Ai e dinte që isha biolog, mori librin "Bimët mjeksore në familje" dhe më tha: "Po të zbatosh porositë e këtij libri dhe të jesh në një rreth si Librazhdi, kultivar natyror i bimëve mjekësore, ti bëhesh doktor më i madh se unë". "I'a fillova punës, mblodha bar koliti dhe shërova veten. Më pas, pacienti im i parë do të ishte vjehrra ime, që vuante nga mëlçia, për të vazhduar me familjarët, të afërmit, shokët dhe kolegët", kujton fillimet e punës si mjek popullor Vangjel Lushi. I zhytur në botën e kërkimeve, tregon pasionin për bimët çudibërëse dhe jetëdhënëse, që i kërkonte duke shfrytëzuar çdo ekskursion që organizonte shkolla, apo vizitat në zona të ndryshme ku rriten bimët mjeksore. "Kur vajtëm njëherë në Sarandë me shkollën, ndalova në Ujin e Ftohtë, nxora një qeskë dhe nisa të mbledh fier guri. Të gjithë u bënë kureshtarë dhe më shikonin me çudi, ndërsa u tregova për vetitë e mrekullueshme kurative, për mënyrën e tharjes, përpunimit dhe përdorimit", kujton Vangjeli. "Doktori" di ta mbajë bisedën gjallë, ulur në karrigen e punës në konsultoren e tij, që shërben edhe si farmaci, duke kujtuar dhjetëra histori pacientësh, ndërsa më vë përpara regjistrin e vizitave. "Numri i pacientëve në regjistër arrin në 3849 persona, pa llogaritur dhjetra raste të tjera të pa regjistruara", thotë. Sukses më shumë ka patur në mjekimin e kolitit, ku efektshmëria ka qënë 100%, të gurëve në veshka, të tëmthit, spondelitartrozës, mykut, morthit, diabetit, egzemave, infeksioneve të ndryshme, sidomos plagëve të natyrës mekanike. "Pothuajse në të gjitha shtëpitë e kolonjarëve do ta gjesh ilaçin e plagëve, që përbëhet nga lule basani e tretur në vaj ulliri", thotë Vangjeli. Një pjesë të suksesit professional,Vangjeli ja faturon bashkëpunimit të ngushte me mjekët dhe farmacistët e qytetit të Lushnjes dhe më gjerë. "Ndihmesë të madhe më kanë dhënë bisedat e shumta me mjekët e Lushnjes, si Kol Prifti , vëllai im Zoi Lushi, Petraq Hallkanjari, me farmacistin Genci Dani, mësuesin biolog Nexhip Beqiri e shumë kolegë të tjerë në rrethe të ndryshme, me të cilët shkëmbejmë jo vetëm përvojën, por edhe bimët mjekuese", thotë Vangjeli. Bimët më të "preferuara", të shfrytëzuara prej tij për kurimin e pacientëve janë lule basani, mendërza e egër, çikorja, lule triko, qimet e misrit, rizomat e grëmit, lulëkuqja, bari i bletës, bari i kolitit, kemasheni me qime, këputja, farat e trendafilit të egër, rigoni, hithra, gjurmëmushka e dhjetra bimë të tjera, që natyra ja ka falur bujarisht livadheve, kodrave dhe maleve. "Periudha korrik-gusht është më e mira për vjeljen e bimëve mjeksore, pasi piqen plotësisht. Pas vjeljes, i thaj në hije, i paketoj në ambalazhe të pastra sipas dozës kurative dhe i ruaj në vënde me dritë dhe të ajrosura mirë, që të mos i humbasin vetitë fiziko-kimike", tregon ai. Popullaritetin e këtij mjeku popullor e gjen tek falenderimet e shumta të pacientëve të tij që janë të shumtë. I pa prekur nga virusi i "tamasë", vazhdon të kurojë mijëra pacientë, thuajse falas, falë shpirtit bujar e human. "Leku është diçka, por jo gjithshka, sidomos për profesionin e mjekut. Nuk ka kënaqësi më të madhe për mua, se sa kur më ndalojnë në rrugë, më japin dorën dhe më falënderojnë, apo në shtëpi e në punë ku më shprehin mirënjohje. S'ka gjë më të bukur se t'u kthesh buzëqeshjen, optimizmin, shëndetin, atyre që sëmundja ua privon", shprehet Vangjeli. Projekti i tij më i fundit në shërbim të pacientëve është botimi i librit me 600 receta, që ja ka dorëzuar autoriteteve të ministrisë së Shëndetësisë para se të dalë në qarkullim./n.m/
KOMENTE