English

Ekstradohet nga Italia, Ndue Mema, i dënuar me 24 vjet burg për një vrasje të kryer në 1999-ën

Shkodër, 13 gusht, NOA – Një 31 vjeçar i dënuar me 24 vite burg për një vrasje me paramendim është ekstraduar dje nga Italia.

Burime nga policia e Shkodrës, thanë se dje në orën 18.45, si rezultat i një pune të mirëorganizuar nga Drejtoria e Policisë së Shkodrës në bashkëpunim me Interpol-Tirana, u bë i mundur ndalimi i 31 vjeçarit, Ndue Mema, banues në Fushë-Arrëz, të Pukës.

Ndalimi i 31 vjeçarit Ndue Mema u bë pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Policia e Pukës, që prej 11 vitesh, në 07 dhjetor të 1999-ës.

Ndue Mema mësohet se ishte shpallur në kërkim pasi në vitin 1999, ka vrarë me armë zjarri shtetasin, J. M..

Për ngjarjen në fjalë Gjykata e Rrethit të Pukës, në 21 shtator të vitit 2000, e dënoi Ndue Memën, në mungesë me 24 vjet burg, për vrasje me paramendim, armëmbajtje pa leje dhe dezertim nga ushtria.

Materialet kundër Ndue memës i kaluan tashmë për ndjekje të mëtejshme prokurorisë së Pukës.

mit/NOA
KOMENTE