Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkodër, arrestohet për armëmbajtje pa leje 55 vjeçari
English

Shkodër, arrestohet për armëmbajtje pa leje 55 vjeçari

Shkodër, 13 gusht, NOA – Policia e Shkodrës pas një operacioni ka vënë në pranga një 55 vjeçar, që mbante armë pa leje.

Burime nga kjo polici bëjnë të ditur se është arrestuar në flagrancë dje, rreth orës, 18.30, pas 55 vjeçari Gjon Marashi, lindur e banues në fshatin “Gimaj”, të Komunës Shalë në Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjeten dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, model “Zastava”, si dhe 2 krehëra të mbushur me 60 copë fisheke, të cilat 55 vjeçari i mbante pa leje.

Nga ana e policisë u dokumentua krejt ngjarja dhe dokumentet iu përcollën për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Shkodrës, e cila e akuzon Gjona Marashin për armëmbajtje pa leje.

mit/NOA
KOMENTE