English

Një bust për Nënë Terezën edhe në Detroit

Detroit, (SHBA), 22 gusht, NOA - Shtatorja e Nënë Terezës gati është për tu vendosur në ditëlindjen e 100 vjetorit të saj më 26 gusht edhe në Kishën Katolike Shqiptare të Shën Palit në Rochester Hill - Detroit.

Shtatorja e derdhur në bronx e “Nënë Terezës” është e përmasave 2 metra e lartë dhe e 70 centimetra e gjerë.

Shtatorja do të vendoset në oborrin e Kishës dhe do të jetë “ballë për ballë" me statujën e madhe të heroit tonë kombëtare Gjergj Kastrioit Skënderbeu.

Me këtë rast, do të mbahet edhe simpozium shkencor, kushtuar figurës së Nënë Terezës.

Kisha njofton se janë ftuar lider fetar shqiptarë nga të gjitha kishat shqiptare në Amerikë, përfaqësues të komunitetit, besimtarët shqiptarë, historian, studiues, lider të komunitetit, dhe qytetarët e Detroitit.

Në zbulimin e shtatores së Nënë Terezës do të marrë pjesë edhe sponsorizuesi i shtatoreve të Nënë Terezës, SHBA, Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni dhe Kosovë, veprimtari i dalluar i komunitetit Lekë Gojçaj.

NOA/INA

KOMENTE