English

Armeni, rekord botëror me çokollatën më të madhe

Armeni, 12 shtator, NOA - Armenia ka vendosur një rekord të ri për çokollatën më të madhe në botë. Kompania vendore Grand Candy ka zbuluar sot një çokollatë 5.60 metra të gjatë, 2.75 metra të gjerë dhe 25 centimetra të lartë.

Përfaqësuesit e rekordeve Guinness kanë matur çokollatën dhe e kanë pranuar si një rekord të ri botëror.

Drejtuesja e kompanisë, Karen Vardanian, tha se çokollata u prodhua me rastin e 10-vjetorit të kompanisë.

NOA/RFE

KOMENTE