Lajmet e datës 12 Shtator 2010
- Aty ku Zoti ka krijuar mrekulli, politika ka krijuar anarki Lulëzim Krasniqi Shqipëria ka shumë vende të bukura natyrore, në të cilat Zoti ka krijuar mrekulli. Njëra nga këto bukuri përrallore është Velipoja, aty Zoti bëri mrekulli natyrore, duke krijuar një plazh të jashtëzakonshëm natyral, që ndoshta nuk mund ta gjen njeriu askund në botë!
- Jelena Momcilov - vajza magnet Serbi, 13 Shtator, NOA- Jelena Momcilov, 10 vjeçe, është një vajzë e vogël serbe me një aftësi të çuditshme. Duart e saj janë në gjendje të tërheqin objekte metalike.
- Përse negociata? Pse pikërisht Serbia? Përgjigja është e thjeshtë – sepse është Serbia ajo që kontrollon çerekun e territorit të Kosovës me strukturat e veta paralele, të cilat Thaçi me pushtetin e tij i toleron dhe me të cilat ka biznes dhe bashkëpunim.
- Fjalorët e Oksfordit tani ndoshta vetëm on-line Londër, 13 Shtator, NOA- Për The Oxford English Dictionary është një ngjarje e trishtuar për shkak se është shumë nostalgjik për asgjësimin e publikimit të ardhshëm të fjalorit të famshëm që është i përdorur në mbarë botën.
- Negociatat “e reja” Sa herë që nisin negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mbi serbët e Kosovës rritet trysnia që ta marrin anën e Serbisë. Pra, vetë fillimi i këtyre negociatave kontribuon në rritjen e ndarjes mbi baza etnike në Kosovë.
- Parashikimi i motit nga NOA-Meteoalb, java nis me mot të kthjellët Tiranë, 12 shtator 2010 NOA - Dita e parë e javës që nis nesër, pritet të jetë nën ndikimin e motit te kthjellet ne bregdet dhe zonen e ulet deri ne oret e mesditës kur priten shtim te vranësirave ne vend ku me te dendura do te jene ne zonat malore te cilat do te gjenerojnë shira te dobët dhe afatshkurtër
- Një organizatë deklaron se Gafurr Adilit i është bërë atentat në Durrës Tiranë, 12 Shtator 2010 NOA – Një organizatë e vetëdeklaruar si Sigurimi Kombëtar Shqiptar (SKSH), e cila thotë se është ish-strukturë inteligjente e ish-Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), deklaron se Gafurr Adilit i është bërë atentat në Durrës.
- Rezoluta përçan serbët Serbët në Kosovë kanë vlerësime të kundërta lidhur me rezolutën për Kosovën nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Marko Jakshiq e quan debakël politik të Serbisë.
- Atentat në qendër të Vlorës, plagoset rëndë 25-vjeçari nga 2 të maskuar Vlorë, 12 shtator 2010 NOA – Një person ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Vlorës pasi u qëllua me armë zjarri në një atentat që u krye nga persona të maskuar, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.
- Krijohet në Ferizaj, Këshilli për zhvillimin e qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! Ferizaj, 12 Shtator 2010 NOA - Është mbajtur mbledhja përuruese e Këshillit për zhvillimin e qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në Ferizaj. Në këtë mbledhje u bë publikimi i anëtarëve të këshillit, prezantimi i figurave të reja nga jeta shoqërore-politike e komunës të cilët kanë aderuar në Lëvizje
- “Miss Globe International” zhvendoset në Sarandë Berlin, 12 Shtator 2010 NOA/ Milena Selimi – Do të organizohet në Shqipëri, për të shtatin vit radhazi, “Miss Globe International” që shënon dhe edicionin e 37-të të këtij aktiviteti.
- Katër autorë shqiptarë në Festivalin e Letërsisë në Berlin Berlin, 12 Shtator 2010 NOA/ Milena Selimi - Festivali i Letërsisë i cili sivjet do të mbahet nga 15 - 25 shtator në Berlin hyn në edicionin e dhjetë.
- Nënë Tereza, Kombi Shqiptar dhe Ballkani Çfarë kam mësuar unë nga Nënë Tereza që nga viti 2003? Ndoshta është më mirë që këtë pyetje ta shtroj në një formë tjetër; pra, çfarë kam mësuar unë për kombin tonë në përgjithësi si dhe për situatën në të cilën gjendet kombi shqiptar dhe Ballkani gjatë kohës që jam marrë me studimin e figurës së
- “Rënia e lirë” e Presidentit Obama Sipas Francis Fukuyama, nëse Obama vërtet e ka humbur momentumin që i ofroi zgjedhja në krye të administratës amerikane pas dështimeve të Presidentit Bush, në mbarim të mandatit të tij ai do të konsiderohet një tjetër Jimmy Carter
- “In memoriam”, pesë trofe në “Nine Eleven” Prishtinë, 12 Shtator 2010 NOA/ Milena Selimi - Filmi 30 minutësh me skenar dhe regji të Ilirian Himajt, “In memoriam”, është shpallur filmi fitues i edicionit të shtatë të festivalit të filmit të shkurtër “Nine Eleven”.
- Fituam, fituam, fituam… të trashët e Sulos Plani i Ahtisarit për Veriun ka vdekur (as shpirti rahmet mos i pastë...) dhe varrmihësit e tij janë ndërkombëtarët të cilët në ceremoninë e varrimit definitiv të tij do ta lexojnë Rezolutën e “riformuluar” të BE dhe Serbisë ndërsa për të do të qajnë vetëm kosovarët
- “T’i vrasim gjithë gazetarët” Nga cikli Mediat dhe Politika First thing we do: Let’s kill all the journalists* Bombë në Bagdad: Nga ky vend i largët shqiptarët marrin lajmin e shpejtë e objektiv.
- Gaza, tre palestinezë të vdekur nga bombardimet izraelite Gaza, 12 shtator, NOA - Tre palestinezë u vranë nga goditjet e tankeve izraelite në Rripin e Gazës. Sulmi i ushtrisë izraelite erdhi si kundërpërgjigje ndaj lëshimit të dy raketave nga militantët e Hamas, nga të cilat nuk pati viktima.
- Tragjedi në Kentucky, vriten 6 vetë, pas një zënke për vezën e mëngjesit Washington, 12 shtator, NOA – Një zënkë mes burrit dhe gruas, për mënyrën sesi ishin gatuar vezët për mëngjes ka shkaktuar një tragjedi në Kentucky të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
- Vrasje makabre në Shkodër, 3 djem masakrojnë e mbysin fëmijën 13-vjeçar Policia e Shkodrës flet zyrtarisht mbi vrasjen makabre të fëmijës Shkodër, 12 Shtator 2010 NOA Update – Një djalë në moshën 13 vjeçare ka mbetur i vdekur pasi është masakruar me sende të forta dhe më tej trupi i tij është hedhur në lumë ku edhe është gjetur sot, raporton korrespondenti i agjencisë
- Shkodër, policia: Tre persona në pranga, mbytën 13 vjeçarin në lumin Shalë Shkodër, 12 shtator, NOA – Policia e Shkodrës prangosi sot në mbrëmje tre personat që shkaktuan sot vdekjen në bregut e lumit Shalë në komunën me të njëjtin emër në Dukagjin, të 13 vjeçarit Agim Leraj.
- Ngjarje e rëndë në Dukagjin, vritet 13-vjeçari dhe trupi hidhet në lumë Shkodër, 12 Shtator 2010 NOA – Një djalë në moshën 13 vjeçare ka mbetur i vdekur pasi është masakruar me sende të forta dhe më tej trupi i tij është hedhur në lumë ku edhe është gjetur sot, raporton korrespondenti i agjencisë NOA në Shkodër.
- Rripi i Gazës, 2 palestinezë të vrarë nga bombardimi i izraelitëve Gaza, 12 shtator, NOA – Dy palestinezë kanë mbetur të vdekur sot në veri të Rripit të Gazës, gjatë një bombardimi nga forcat izraelite. Lajmin e kanë bërë të ditur burimet zyrtare, të cilët konfirmojnë se viktimat janë dy civilë.
- Parashikimi i motit nga NOA-Meteoalb, nesër mot i kthjellët, por i freskët Tiranë, 12 shtator 2010 NOA - Dita e parë e javës që nis nesër, pritet të jetë nën ndikimin e motit te kthjellet ne bregdet dhe zonen e ulet deri ne oret e mesditës kur priten shtim te vranësirave ne vend ku me te dendura do te jene ne zonat malore te cilat do te gjenerojnë shira te dobët dhe afatshkurtër
- Turqi, referendumi për kushtetutën, në avantazh ndryshimet e propozuara nga Erdogan Ankara, 12 shtator, NOA - Turqia ka mbyllur votimet e referendumit për ndryshimet kushtetuese, të propozuara nga qeveria. Sondazhet e ditëve të fundit i japin një avantazh, “Po-së” për këto ndryshime.
- Kryeministri grek: Ka rritje nacionalizmi në Shqipëri, synojnë minoritetin grek Athinë, 12 Shtator 2010 NOA – Akuza për nacionalizëm shqiptar ka hedhur sot Kryeministri i Greqisë, Jorgos Papandreu, duke i lidhur ato me vdekjen e dyshimtë të Aristotel Gumës në Himarë.
- Iran, SHBA optimiste për lirimin e të burgosurës Sarah Shourd Washington, 12 shtator, NOA – Shtëpia e Bardhë është optimiste për lirimin e ekskursionistes amerikane Sara Shourd e rrëmbyer dhe e burgosur prej një viti më parë.
- Papandreu: Nacionalizmi shqiptar ka mbështetje politike Selanik, 12 shtator, NOA - Kryeministri grek Jorgos Papandreu ka deklaruar sot se tendencat e ekstremizmit shqiptar po cënojne marrëdhëniet dypalëshe mes Tiranës dhe Athinës.
- "Vetëvendosja": Rezoluta në OKB fuqizon gjashtë pikëshin e Ban Ki Munit Prishtinë, 12 shtator, NOA – “Ajo që i bashkon OKB-në, BE-në dhe Serbinë është 6 Pikëshi i Ban Ki-moon-it. Vetëm pas 6 Pikëshit si marrëveshje ndërmjet OKB-së dhe Serbisë, dhe në bazë të 6 Pikëshit, pat zbarkuar EULEX-i në Kosovë”.
- Skandali, 52 turistë çekë pengohen të vizitojnë parkun arkeologjik Mungojnë punonjësit e parkut arkeologjik Orikum. Turistët kanë pritur 1 orë e gjysmë por nuk ka shkuar asnjë punonjës ndaj janë larguar pa e vizituar parkun
- Sejdiu: Incidenti në Mitrovicë, cënon imazhin e stabilitetit në Kosovë Prishtinë, 12 shtator, NOA – Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu ka dënuar sot incidentin e ndodhur mbrëmë në Mitrovicë, duke deklaruar se ngjarje të tilla mëtojnë të dëmtojnë imazhin e Republikës së Kosovës dhe se këto incidente u shërbejnë vetëm atyre që janë kundër paqes, stabilitetit dhe mirëqenies
- Unioni i Gazetarëve të Kosovës denoncon dhunë policore ndaj gazetarit në Mitrovicë Prishtinë, 12 shtator 2010 NOA – Unioni i Gazetarëve të Kosovës (UGK), dënoi sot ashpër sjelljen jo korrekte dhe pengesën në punë të gazetarit të agjencisë së lajmeve “Kosovapress”, z.
- Kosovë, UGK dënon sulmin e policit ndaj gazetarit të “Kosovapress” Prishtinë, 12 shtator, NOA - Unioni i Gazetarëve të Kosovës (UGK), dënoi ashpër sjelljen jo korrekte dhe pengesën në punë të gazetarit të agjencisë së lajmeve “Kosovapress”, Alidin Damati, e ushtruar kjo nga polici Isak Jashari, në Mitrovicë.
- Parashikimi i motit nga NOA dhe MeteoAlb, java nis me mot të kthjellët Tiranë, 12 shtator 2010 NOA - Dita e parë e javës që nis nesër, pritet të jetë nën ndikimin e motit te kthjellet ne bregdet dhe zonen e ulet deri ne oret e mesditës kur priten shtim te vranësirave ne vend ku me te dendura do te jene ne zonat malore te cilat do te gjenerojnë shira te dobët dhe afatshkurtër
- Skandal në boks: Hatton, shumë drogë dhe alkool (VIDEO) Shtatë shirita kokainë, 11 pinte Guinness, 4 vodka, dy gota verë dhe një numër të papërcaktuar sambuko. Këto janë shifrat e maratonës së çmendur të 31-vjeçarit Ricky Hatton, yllit të boksit britanik i cili tashmë ka përfunduar në mediat britanike, ku janë zbuluar detajet e skandalit të harbimit
- Triumfon Ferrari në çmimin e madh të Italisë, fiton Alonso, Massa i treti Monza, Itali, 12 shtator, NOA – Ferrari triumfon në çmimin e madh të Italisë në Monza. Ishte piloti spanjoll i kokëkuqes, Fernando Alonso, i cili fitoi në dyluftimin me Xhenson Batton të McLaren.
- Kryeministri Thaçi: Keqardhje për personat e lënduar në veri të Mitrovicës Prishtinë, 12 shtator, NOA – Pas incidentit që shpërtheu mbrëmë, në veri të Mitrovicës, ndërsa shqiptarët e Kosovës dolën të festonin fitoren e Turqisë si finaliste përballë SHBA-ve në kampionatin botëror të Basketbollit, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, shprehu sot keqardhje për personat e lënduar
- Turqia në referendum për ndryshimet në kushtetutë Ankara, 12 shtator, NOA - Mbi 50 milionë turq pritet të votojnë sot në mbarë vendin me referendum ndryshimet në kushtetutë, për të cilat kryeministri konservator turk Rexhep Taip Erdogan ka kërkuar votën pro të popullit, duke konsideruar se ndryshimet e një sërë nenesh në kushtetutë do të zvogëlojnë
- Kermabon paralajmëron marrjen e masave për të evituar incidentet Prishtinë, 12 shtator, NOA - EULEX-i do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in që të evitojë incidente si ai i mbrëmjes së të shtunës në Mitrovicë.
- Shalsi: Trualli i ish-ekspozitës “Shqipëria Sot” nuk u është kthyer ish-pronarëve Tiranë, 12 shtator, NOA- Partia Socialiste ka vijuar edhe sot denoncimin e vendimit të qeverisë për truallin te ish-ekspozita “Shqipëria Sot”, duke e cilësuar këtë vendim si një akt të pastër korruptiv.
- Koshtunica: Pushteti aktual në Serbi nuk ka legjitimitet politik dhe moral Beograd, 12 shtator, NOA - Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Vojislav Koshtunica, ka deklaruar se pushteti aktual pas disfatës në Kombet e Bashkuara nuk ka legjitimitet politik dhe as moral për të udhëhequr vendin.
- Buxhuku: Ligji për investimet e huaja prish konkurrencën e largon kapitalin nga vendi Tiranë, 12 shtator, NOA – Konfindustria kërkon ndryshimin e projektligjit të paraqitur në Kuvend nga mazhoranca për mbrojtjen e investimeve të tuaja.
- Autoritetet lirojnë 95 “skllevër” në Brazil Rio de Zhanero, 12 shtator – Autoritetet braziliane kanë njoftuar se kanë shpëtuar 95 punëtorë të fermave, të cilët janë mbajtur në kushte të ngjashme me skllevërit, ka raportuar agjencia zyrtare Brazil.
- Arrestohet 26-vjeçari shqiptar, shpërndante drogë në zonat luksoze të Italisë Savona, (Itali) 12 shtator, NOA – Një operacion antidrogë i policisë italiane në zonat luksoze të Savonës ka bërë të mundur arrestimi një shpërndarësi droge nga Shqipëria.
- Ikën pa paguar lekët e hotelit ku fjeti 10 ditë, arrestohet austriaku Prishtinë, 12 shtator, NOA – Ka qëndruar në hotel për 11 ditë, por në fund të “pushimeve” nuk ka pranuar të paguajë shumën e kërkuar nga pronari. Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë dhe klienti që nuk ka derdhur shumën e detyruar është arrestuar nga policia, raporton Korrespodenti i Agjencisë NOA në Prishtinë
- Përmbytjet në Indi, 10 të vdekur, 300 mijë të zhvendosur Indi, 12 shtator, NOA - Së paku 10 persona kanë humbur jetën, ndërsa 300 mijë janë zhvendosur nga vërshimet në verilindje të Indisë. Vërshimet në shtetet Arunacal dhe Asam kanë rrënuar ura, shtëpi dhe shkolla,, bëjnë të ditur agjencitë e lajmeve.
- Grabitën 20 shtëpi në Itali, arrestohen dy “hajdutët akrobatë” shqiptarë Savona, (Itali), 12 shtator, NOA – Dy shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane mbrëmjen e djeshme pasi dyshohen se janë autorët e vjedhjes së rreth 20 banesave në Savona të Italisë.
- Shamku: Berisha ka paturpësinë t’i gënjejë sy me sy shqiptarët Tiranë, 12 shtator, NOA – Ulja e pagave për pedagogët është cilësuar nga Partia Socialiste si një mungesë vizioni nga ana e qeverisë për të ardhmen e arsimit publik, por edhe mashtrim i qeverisë.
- Topi: Hajdari politikan antikomformist, zëri i tij ishte i një demokrati të vërtetë Tiranë, 12 shtator, NOA – Politikan antikonformistë dhe një demokrat i vërtetët. Ky është vlerësimi që ka dhënë sot Presidenti Bamir Topi për Azem Hajdain, në vizitën që ka zhvilluar në familjen Hajdari me rastin e 12-vjetorit të vdekjes.
- Incidenti në Mitrovicë, KFOR dënon dhunën Prishtinë, 12 shtator, NOA - Misioni i NATO-s në Kosovë ka dënuar incidentet e ndodhura mbrëmjen e djeshme në veri të Mitrovicës. Në një deklaratë për media drejtuesi i misionit ka dënuar aktin dhe u ka uruar shërim të shpejtë viktimave të plagosura, mes të cilëve dhe një ushtarak francez i KFOR-it
- Copola triumfon në Venecia me filmin “Somwhere” Venecia, 12 shtator, NOA - Regjisorja Sofia Copola ka dalë fituese e festivalit të 67-të të filmit në Venecia. Ajo ka marrë çmimin “Luanin e Artë” për filmin e saj “Somëhere”.
- Bode: Falangat e komunizmit u hakmorën ndaj asaj që Hajdari bëri në ‘90 Tiranë, 12 shtator, NOA Update – Deputetë të Partisë Demokratike dhe politikan të ndryshëm të së djathtës kanë zhvilluar sot homazhe në memorialin e deputeti të Partisë Demokratike me rastin e 12-vjetorit të vrasjes së tij.
- Obama: Opozita ka bllokuar lehtësimet tatimore Uashington, 12 shtator, NOA - Presidenti amerikan, Barak Obama, ka akuzuar opozitën republikane se ka bllokuar propozimin e tij të ri që synon lehtësime tatimore dhe nxitje për ndërmarrjet e vogla, me çka po frenojnë mëkëmbjen dhe rritjen ekonomike.
- Fatmira Hajdari: Vrasja e Azemit nuk është zbardhur, çështja i takon PD-së >> Bode akuzon ish-komunistët >> Përkujtohet vrasha para 12 vitesh Tiranë, 12 shtator, NOA – Në 12-vjetorin e vrasjes së deputetit demokrat Azem Hajdari bashkëshortja e tij, Fatmira Hajdari ka bërë dhe një herë apel për zbardhjen e ngjarjes, motivet e së cilës sipas saj
- Ceremoni përkujtimore në 12-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit Tiranë, 12 shtator, NOA – Vrasja e deputetit demokrat Azem Hajdari do të përkujtohet sot në 12-vjetorin e saj. Politikanë dhe personalitete të ndryshme të vendit kanë planifikuar zhvillimin e homazheve në memorialin që është ngritur afër Partisë Demokratike, vendin ku u vra dhe deputeti demokrat në
- Greqia nuk gjen paqe, sërish protesta kundër politikës së kursimeve Athinë, 12 shtator, NOA - Disa mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e Selanikut në shenjë proteste ndaj politikës së kursimeve të qeverisë greke. Ata protestuan kundër shkurtimeve të pagave dhe rritjes së taksave.
- Grabitje me armë në kryeqytet, i marrin orën dhe 200 euro Prishtinë, 12 shtator, NOA – Nën kërcënimin e pistoletës një personi i janë marrë paratë dhe të gjitha sendet e vlefshme, gjatë kohës që ecte në një prej rrugëve në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.
- Aksioni në Gjirokastër, bllokohen 56 makina, 8 policëve u merren mjetet pa targa Gjirokastër, 12 shtator, NOA – Një aksion i Policisë Rrugore në Gjirokastër ka bërë që vetëm brenda 12 ditëve të bllokohen 56 makina për mungesë dokumentacioni, të hiqen 10 patenta dhe të vendosen 750 gjoba për shkelje të rregullave të qarkullimit.
- Dilemat për në BE, Turqia voton për reformën kushtetuese Ankara, 12 shtator, NOA - Turqit vendosin këtë sot për reformën e diskutueshme politike të kushtetutës. Rreth 50 milionë njerëz me të drejtë vote janë thirrur të votojnë për një paketë e cila përmban 26 ndryshime.
- Amerika nderoi tre shqiptarët që humbën jetën në 11 shtator Nju Jork, 12 shtator, NOA - Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj dhe Rrok Camaj ishin ndër 2.752 viktimat që u vranë në sulmin terrorist të 11 shtatorit të 2001 në Nju Jork.
- Tadiç: Nuk kemi hequr dorë nga Kosova, rezoluta mbron interesat serbe Beograd, 12 shtator, NOA - Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ka deklaruar se nuk është e vërtetë se Serbia ka hequr dorë nga Kosova, pas miratimit të rezolutës në Kuvendin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.
- Njoftim nga Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve Tiranë, 12 shtator, NOA - Sot në orën 12:30, avokati i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorëve, Altin Goxhaj do të jap një konferencë për mediat në lidhje me problematikën e transportit publik urban në kryeqytet.
- Debate për ndërtimin e xhamisë pranë Ground Zero Nju Jork, 12 shtator, NOA - Pas ceremonisë përkujtimore për viktimat e sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Nju Jork janë zhvilluar protesta pro dhe kundër ndërtimit të një xhamie pranë të të ashtuquajturit "Ground Zero".
- Pasqyra e Shtypit, 12 shtator 2010 Tiranë, 12 shtator, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Diel, 12 shtator 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.
- Gjendet thesari i Luftë së Dytë Botërore në fundin e liqenit Bajkal Bajkal (Siberi), 12 shtator, NOA – Studiuesit rus thonë se në liqenin siberian Bajkal mund të kenë gjetur i një prej thesareve të njohur me emrin "floriri i Kollçakut".
- Katër të plagosur nga përleshja mes shqiptarëve dhe serbëve në Mitrovicë Mitrovicë, 12 shtator, NOA - Katër persona janë plagosur në përleshjen që ndodhi mbrëmë midis serbëve dhe shqiptarëve në urën kryesore të lumit Ibër në Mitrovicë.
- Armeni, rekord botëror me çokollatën më të madhe Armeni, 12 shtator, NOA - Armenia ka vendosur një rekord të ri për çokollatën më të madhe në botë. Kompania vendore Grand Candy ka zbuluar sot një çokollatë 5.
- Parashikimi i motit nga NOA-Meteoalb, java nisi me mot të kthjellët, por i freskët Tiranë, 13 shtator 2010 NOA - Dita e parë e javës gjendet sot nën ndikimin e motit te kthjellet ne bregdet dhe zonen e ulet deri ne oret e mesditës kur priten shtim te vranësirave ne vend ku me te dendura do te jene ne zonat malore te cilat do te gjenerojnë shira te dobët dhe afatshkurtër.
- Venecia, lokali ku klientët hanë mbi “vajzat tabaka” Venecia, 12 Shtator, NOA- Pronari i një bari në Venecia, për të rritur klientelën ka gjetur një metodë të re dhe të veçantë: ti shërbejë klientëve ushqimin me një tabaka prej lëkure dhe kocke.

