Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bode: Falangat e komunizmit u hakmorën ndaj asaj që Hajdari bëri në ‘90
English

Bode: Falangat e komunizmit u hakmorën ndaj asaj që Hajdari bëri në ‘90

Tiranë, 12 shtator, NOA Update – Deputetë të Partisë Demokratike dhe politikan të ndryshëm të së djathtës kanë zhvilluar sot homazhe në memorialin e deputeti të Partisë Demokratike me rastin e 12-vjetorit të vrasjes së tij.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Ritvan Bode kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Astrit Pazoti, ministri i Brendshëm Lulzim Basha, si dhe mjaft personalitete të tjera kanë qenë të pranishëm në ceremoni dhe kanë vendosur kurora në memorialin që ndodhet në vendin ku u vra Azem Hajdari.

Në fjalën e tij Bode u shpreh se nderimi për figurë e Hajdarit një shenjë respekti për punën dhe veprën e një njeriu që punoi për vendin dhe i dha gjithçka. Ai e cilësoi Hajdarin si “prijësin e lëvizjes studentore”, ideatori dhe qëndrestar, “njeriu që ideoi përmes lëvizjes studentore pluralizmin në Shqipëri dhe rrëzimin e lëvizjes studentore në vend”.

Ndërsa në fjalën e tij Bode e ka lidhur ekzekutimin e Hajdarit me rrëzimin e sistemit komunist. “Falangat e komunizmit u hakmorën ndaj Hajdarit për atë që bëri në vitet ‘90”, u shpreh Bode, duke nënkuptuar lëvizjen studentore dhe ndryshimin e sistemi politik nga diktatura në komunizëm.

“Sa më shumë kolon koha aq më shumë vlerësohet vepra e tij dhe marrin vlera angazhimi dhe qëndrimi i tij”, tha Bode.

Ceremonitë për nder të Azem Hajdarit do të vijojnë gjatë gjithë ditës së sotme. Presidenti i Republikës, Bamir Topi do të zhvillojë një vizitë në shtypin e familjes Hajdari. Ndërsa pritet që pasdite dhe kreu i qeverisë, pas kthimit nga Kosova, të vizitojë familjen Hajdari.

a.k/NOA

KOMENTE