Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Buxhuku: Ligji për investimet e huaja prish konkurrencën e largon kapitalin nga vendi
English

Buxhuku: Ligji për investimet e huaja prish konkurrencën e largon kapitalin nga vendi

Tiranë, 12 shtator, NOA – Konfindustria kërkon ndryshimin e projektligjit të paraqitur në Kuvend nga mazhoranca për mbrojtjen e investimeve të tuaja. Në një deklaratë për mediat Administratori i Konfindustria Gjergj Buxhuku, duke përshëndetur nismën vëren se në hartimin e saj duhen marrë parasysh dhe disa aspekte që kanë të bëjnë me tregun vendas.

“Nëse do të jepnim mbrojtje të veçantë ligjore vetëm për “investitorët e huaj” në raport me vendoret do të krijonim: prishje të konkurrencës tregtare dhe -largim të kapitaleve jashtë vendit, si dhe pengim të nismave investuese në vend”, ka thënë Buxhuku.

Nga ana tjetër ai sugjeron se mbrojtja e kapitaleve të përfshirë dhe biznesin vendas duke u bazuar në kriter që kanë të bëjnë më shumën e investimit dhe projektin strategjik.

“Konfindustria kërkon, që në ligj të parashikohet, që përzgjedhja e investitorëve për dhënien e mbështetjes shtetërore të kryhet si vijon: a - të mos ketë dallim në origjinën e kapitalit dhe të mbështetet vetëm në b- rëndësinë strategjike të projekteve dhe/ose c - vlerën e investimit të parashikuar”, tha Buxhuku.

Buxhuku theksoi se Konfindustria, mbështet në parim ndryshimet në Projektligjin “Për investimet e huaja”, duke e vlerësuar si masë të përkohshme në kohë, por të nevojshme parë gjendjen krejtësisht të papranueshme të sistemit gjyqësor në vend si dhe domosdoshmërisë së tërheqjes së investimeve në ekonominë shqiptare.

Ai u shpreh se Konfindustria ka kërkuar zyrtarisht nga kryeministrit Sali Berisha, ministri Dritan Prifti dhe Këshilli Konsultativ i Biznesit, që drafti të krijojë mbështetje shtetërore, jo vetëm të ashtuquajturit “investitorë të huaj”, por të gjithë llojet e investimeve pa dallim vendit të origjinës së kapitalit.

Nga ana tjetër, Buxhuku ka kërkuar nga politika dhe në veçanti nga opozita që të bashkëpunojnë për të ndërmarr masat e nevojshme për përmirësimin sa më të shpejtë të gjendjes krejtësisht të papranueshme në sistemin gjyqësor në Shqipëri.

Sipas tij gjykatat “mungesën e plotë të profesionalizmit, subjektivizmin dhe korrupsionin e thellë është kthyer jo vetëm në shkatërrimin e besimit të qytetarëve në vlerat dhe shtetin demokratik, por njëkohësisht është edhe një nga pengesat kryesore te zhvillimit ekonomik te vendit”.

a.k/NOA

KOMENTE