Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Grabitje me armë në kryeqytet, i marrin orën dhe 200 euro
English

Grabitje me armë në kryeqytet, i marrin orën dhe 200 euro

Prishtinë, 12 shtator, NOA – Nën kërcënimin e pistoletës një personi i janë marrë paratë dhe të gjitha sendet e vlefshme, gjatë kohës që ecte në një prej rrugëve në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se ngjarja ka ndodhur në një prej rrugëve zonave të populluara të Prishtinës dhe në një orar jo shumë të vonët. Dy persona kanë ndaluar në orën 21:00 një qytetarë në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.

Duke i drejtuar një pistoletë dhe nën kërcënimin se do e vrisnin i kanë marrë atij portofolin, në të cilin ndodheshin 200 euro.

Jo shumë të kënaqur më shumën që kanë “gjetur”, dy agresor i kanë marrë viktimës, emri i të cilit nuk është bërë i ditur nga policia, edhe celularin që dhe orën që kishte me vete.

Policia e Kosovës ende nuk ka bërë arrestimin dy personave që kanë kryer grabitjen, ndërsa kanë deklaruar se hetimet për këtë rast vazhdojnë, raporton korrespodenti i Agjencisë NOA.

a.k/NOA

KOMENTE