English

Incidenti në Mitrovicë, KFOR dënon dhunën

Prishtinë, 12 shtator, NOA - Misioni i NATO-s në Kosovë ka dënuar incidentet e ndodhura mbrëmjen e djeshme në veri të Mitrovicës. Në një deklaratë për media drejtuesi i misionit ka dënuar aktin dhe u ka uruar shërim të shpejtë viktimave të plagosura, mes të cilëve dhe një ushtarak francez i KFOR-it.

“KFOR-i dënon fuqishëm përleshjet e djeshme të dhunshme që ndodhën në Mitrovicë. Policit të lënduar të EULEX-it, shokëve tanë të KFOR-it dhe qytetarëve të pafajshëm të lënduar u dëshiroj shërim të shpejtë”, citohet të ketë thënë komandanti i KFOR-it, Erhard Byhler në një komunikatë për media të këtij misioni.

KFOR-i ka shprehur gatishmërinë që të veproj në çfarëdo situate së bashku me policinë e Kosovës dhe EULEX-in duke ndërmarrë masat e duhura për ruajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt.

a.k/NOA

KOMENTE