English

Kryeministri grek: Ka rritje nacionalizmi në Shqipëri, synojnë minoritetin grek

Athinë, 12 Shtator 2010 NOA – Akuza për nacionalizëm shqiptar ka hedhur sot Kryeministri i Greqisë, Jorgos Papandreu, duke i lidhur ato me vdekjen e dyshimtë të Aristotel Gumës në Himarë.

Papandreu ka deklaruar se, ajo që ai e cilësoi si rritje nacionalizmi në Shqipëri ndaj minoritetit grek, po krijon probleme serioze në raportet dypalëshe.

Këto komente, Jorgos Papandreu i bëri në konferencën vjetore në kuadër të panairit të Selanikut, ku i është bërë pyetje edhe për incidentin e shënuar para një muaji në Himarë.

“Për fat të keq vërejmë fenomene të ngjashme të një shpërthimi nacionalizmi nga grupe ekstreme që për fat të keq kanë edhe pasoja politike dhe që synojnë edhe minoritetin grek në Shqipëri”, ka thënë Papandreu.

Kurse më tej, ai ka vlerësuar: “Nacionalizmi nuk i ndihmon Ballkanit, sepse gjithnjë ka shkaktuar probleme”.

n.s/NOA

Si reagoi Athina zyrtare per vdekjen e Gumës

KOMENTE