Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Papandreu: Nacionalizmi shqiptar ka mbështetje politike
English

Papandreu: Nacionalizmi shqiptar ka mbështetje politike

Selanik, 12 shtator, NOA - Kryeministri grek Jorgos Papandreu ka deklaruar sot se tendencat e ekstremizmit shqiptar po cënojne marrëdhëniet dypalëshe mes Tiranës dhe Athinës.

I pyetur në Panairin Ndërkombëtar të Selanikut, lidhur me shfaqjet nacionaliste të vëna re kohët e fundit në Shqipëri, Papandreu tha se “Nuk mendoj se këto ngjarje janë të rastësishme. Fatkeqësisht po shohim që fenomene të tilla shfaqen gjithmonë e më shpesh në grupe të caktuara nacionaliste, që mesa duket kanë edhe mbështetje politike, dhe që kanë si objektiv minoritetin grek, ngjarje që kulmuan me vrasjen e Aristotel Gumës në Himarë dhe që tregojnë një qëndrim armiqësor”, nënvizoi kryeministri grek.

“Për ne çështja është shumë serioze, në radhë të parë për marrëdhëniet shqiptaro-greke, të cilave duam t’u japim një shtysë pozitive”, tha Papandreu.

Është një çështje që ka të bëjë me integrimin evropian të Shqipërisë, theksoi shefi i ekzekutivit të Greqisë, integrim që sipas tij nuk ndihmohet nga qëndrime të tilla nacionaliste dhe që nuk ndihmon Ballkanin dhe vende fqinje.

“Dua t’i përcoj një mesazh palës shqiptare dhe t’i kujtoj se nacionalizmat kanë shkaktuar gjithmonë probleme të mëdha jo vetëm mes vendeve por edhe njerëzve”, apeloi kreu i qeverisë helene.

Duke këmbëngulur se “Greqia ka bërë një përpjekje shumë serioze për integrimin e emigrantëve shqiptarë në shoqërinë greke”, Papandreu shtoi se “ Minoriteti grek në Shqipëri, është një komunitet që duhet të ketë mbrojtjen dhe kujdesin e shtetit shqiptar, sa i përket të drejtave të tij”.

Andaj sipas zotit Papandreu ky është qëndrimi që duhet të mbajë shteti shqiptar.

I pyetur për votimin e rezolutës për Kosovën në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe nëse ka ndonjë ndryshim në qëndrimin e Greqisë sa i përket njohjes së pavarësisë së Kosovës, Papandreu tha se “ Qëndrimi ynë mbetet i njëjtë, por, përpjekja jonë është që të inkurajojmë një zgjidhje që ndihmon paqen, stabilitetin në rajon dhe shmang përplasjet nacionaliste, me pak fjalë të garantojnë një prespektivë evropiane për rajonin”, pohoi kryeministri i Greqisë, Jorgos Papandreu.

mit/NOA
KOMENTE