Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shamku: Berisha ka paturpësinë t’i gënjejë sy me sy shqiptarët
English

Shamku: Berisha ka paturpësinë t’i gënjejë sy me sy shqiptarët

Tiranë, 12 shtator, NOA – Ulja e pagave për pedagogët është cilësuar nga Partia Socialiste si një mungesë vizioni nga ana e qeverisë për të ardhmen e arsimit publik, por edhe mashtrim i qeverisë.

Deputetja e PS-së, Ledi Shamku tha sot për mediat se kryeministri Berisha u uli pagat vetëm pak kohë pasi u premtoi se ato do të rriteshin. “Shkurtimi i fondit të pagave, vetëm një javë pasi Berisha shpalli rritjen e pagave të pedagogëve tregon serish se ai ka paturpësinë ti gënjejë sy me sy shqiptarët - kësaj radhe vetë njerëzit e dijes”, u shpreh Shamku.

Sipas saj vendimi i qeverisë për të shkurtuar me 20 % fondet e pagave të universiteteve

publike, “është treguesi më i turpshëm i paaftësisë, mungesës së vizionit dhe interesave klienteliste që udhëheqin politikat e arsimit të lartë të qeverisë Berisha”.

Shamku theksoi se sugjerimi për që universitetet publike t’i mbulojnë këto shkurtime me të ardhurat e tyre është i pamundur dhe do të asfiksojë sistemin universitar.

Deputetja e PS-së deklaroi se me shkurtimin e fondeve do të vihet në rrezik zhvillimi i punës kërkimore dhe përmirësimin e standardeve dhe kushteve të mësimdhënies.

Ky vendim, sipas Shamkut, jo vetëm që nuk lejon rritjen e rrogave, por rrezikon edhe pagat e pedagogëve për muajin e fundit të vitit 2010.

Ajo ka theksuar se pas kësaj reforme mund të qëndrojnë interesa private. “Ashtu si ne te gjitha fushat e tjera, edhe ne arsim, Sali Berisha provoi se interesat e publikut atij nuk i interesojnë, jo vetëm si person, por as si kryeministër. Sali Berisha edhe njëherë i provoi shqiptarëve se e vetmja gjë që i intereson është interesi i tij privat dhe familjes se tij”, u shpreh Shamku.

a.k/NOA

KOMENTE