Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tadiç: Nuk kemi hequr dorë nga Kosova, rezoluta mbron interesat serbe
English

Tadiç: Nuk kemi hequr dorë nga Kosova, rezoluta mbron interesat serbe

Beograd, 12 shtator, NOA - Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ka deklaruar se nuk është e vërtetë se Serbia ka hequr dorë nga Kosova, pas miratimit të rezolutës në Kuvendin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.

Ai ka pohuar se çështja e Kosovës është shumë e vështirë dhe se Serbia është në situatë të vështirë, por është shprehur se Beogradi do të gjejë rrugëdalje nga kjo situatë dhe se nuk ka vend për triumfalizëm dhe as disfatizëm.

Tadiç ka thënë se marrëveshja e Serbisë me BE-në për rezolutën e Kosovës, hap mundësi të dialogut dhe ruan të drejtën e Serbisë që me mjetet paqësore dhe diplomatike të mbrojë integritetin dhe interesat legjitime në Kosovë.

Tadiç ka përsëritur se Serbia kurrë nuk do të njohë pavarësinë Kosovës dhe ka shtuar se kjo çështje mund të zgjidhet me dialog dhe bisedime paqësore, që do të sillnin një zgjidhje të pranueshme për të dy palët.

NOA/RFE

KOMENTE