Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vetëvendosja : Rezoluta në OKB fuqizon gjashtë pikëshin e Ban Ki Munit
English

"Vetëvendosja": Rezoluta në OKB fuqizon gjashtë pikëshin e Ban Ki Munit

Prishtinë, 12 shtator, NOA – “Ajo që i bashkon OKB-në, BE-në dhe Serbinë është 6 Pikëshi i Ban Ki-moon-it. Vetëm pas 6 Pikëshit si marrëveshje ndërmjet OKB-së dhe Serbisë, dhe në bazë të 6 Pikëshit, pat zbarkuar EULEX-i në Kosovë”.

Ky është vlerësimi i liderit të lëvizjes “Vetëvendosja”, Albin Kurti i cili theksoi se rezoluta e përbashkët e BE-së dhe Serbisë e miratuar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që do të çojnë në negociatat e reja me Serbinë do ta përkeqësojnë situatën politike dhe do ta tkurrin sovranitetin e Kosovës.

“Pika e fundit e Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së tregon synimin e saj, pra, që krerët institucionalë të Kosovës të futen në negociata njëherë”, cilësoi lideri i “vetëvendosjes”.

“Kosova i ka institucionet e varura politikisht dhe juridikisht, nënvizoi Kurti, duke shtuar se “politikanët kosovarë i ka të varur financiarisht. Hyrja në negociata me Serbinë nga kjo pozitë, patjetër do të rezultojë me koncesione e kompromise të reja”, cilësoi Kurti.

Andaj sipas tij vetë fillimi i këtyre negociatave kontribuon në rritjen e ndarjes mbi baza etnike në Kosovë.

Sipas liderit të lëvizjes “Vetëvendosja”, kryeministri Thaçi dhe Presidenti Sejdiu praktikisht i pranuan negociatat e reja me Serbinë, pa menduar gjatë ta kushtëzojnë çfarëdo bisedimi me Serbinë me kërkimin e faljes për krimet ndaj shqiptarëve përgjatë gjithë shekullit të kaluar, dhe zhdëmtimin për viktimat e panumërta, me dëmshpërblimin për shkatërrimet e luftës të kryera nga forcat e Serbisë, me dorëzimin e kriminelëve të luftës, me çështjen e afro 2.000 të pagjeturve, me njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe ndërrimin e kushtetutës së Serbisë ku në preambulë shkruhet ende se Kosova është pjesë e Serbisë.

Lideri Albin Kurti akuzoi në këtë kontekst se “Kryeministri Thaçi dhe Presidenti Sejdiu po i pranojnë këto negociata ose pse janë pro Serbisë ose pse janë të korruptuar e të shantazhuar”.

mit/NOA
KOMENTE