Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
OKB: Duhen 2 mld dollarë ndihma për Pakistanin
English

OKB: Duhen 2 mld dollarë ndihma për Pakistanin

Nju Jork, 18 shtator, NOA – Organizata e Kombeve të Bashkuara është e mendimit se duhet të vihen në dispozicion dy miliardë dollarë ndihma për viktimat e katastrofës së përmbytjeve në Pakistan.

Por kjo shumë e kërkuar ndaj 192 vendeve të saj anëtare, duket se i ka trembur disi këto të fundit, pasi në fakt, kjo përbën edhe ndihmën më të madhe humanitare të kërkuar ndonjëherë në historinë e Kombeve të Bashkuara.

Por atë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon e ka justifikuar këtë duke thënë se katastrofa e përmbytjeve në Pakistan ka qenë një nga më të rëndat që ka kapur botën dhe prandaj duhen kaq shumë dollarë për të ndihmuar viktimat.

Sipas të dhënave të deritanishme, nga përmbytjet në Pakistan, janë prekur mëse 21 milionë njerëz, ndërsa janë shënuar 1700 viktima.

n.e/NOA

KOMENTE