English

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Të rinjtë shqiptarë vriten dendur

Tiranë, 21 Shtator 2010 NOA Update – Të rinjtë evropianë bëhen shpesh viktima të vrasjeve me mjete të mprehta apo armë zjarri por të vrarët dominojnë nga vende mes të cilave Shqipëria dhe ato ish-sovjetike.

Konstatimi vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë e cila publikoi një raport ku evidenton se çdo vit, më shumë se 15 mijë evropianë të rinj humbin jetën në akte të dhunshme ku afro 40 për qind e vrasjeve vijnë nga therjet me thika.

Raporti mbi dhunën e të rinjve në Evropë, nxjerr faktin se mbajtja e thikës është e zakonshme në shumë vende evropiane madje konstaton se armëmbajtjen pa leje e praktikojnë rreth 12 për qind e të rinjve.

Si rezultat, të paktën 40 të rinj, kryesisht djem vdesin çdo ditë nga therjet me thika e mjete të mprehta si dhe sulmet e tjera fizike.

Studimi i përfshirë në raportin e OBSH konstaton se shkalla më e lartë e vrasjeve është në Rusi, Shqipëri, Kazakistan dhe shumë vende të Evropës Lindore. Kurse k0onsideron se këto vrasje janë një humbje e madhe për shoqërinë evropiane.

e.r/NOA

KOMENTE