English

FMN: Moment delikat për rimëkëmbjen ekonomike

Uashington, 6 tetor, NOA – Sistemi financiar global është rimëkëmbur deri diku nga kriza ekonomike, por ky moment aktual vazhdon që të jetë pjesa më delikate e rimëkëmbjes.

Kështu ka bërë me dije Fondi Monetar Ndërkombëtar sipas të cilit, problemet në sektorin bankar tregojnë se qeveritë duhet të marrin masa të ngadalshme e të kujdesshme para se të tërheqin mbështetjen për institucionet financiare.

Duke bërë thirrje edhe për sqarimin e rregullave të reja që kanë të bëjnë me kontrollin e sistemit financiar, FMN lë si porosi faktin që të kihet kujdes me administrimin e borxheve publike nga vendet e botës, duke theksuar se ka qenë pikërisht kriza e borxheve në Evropë, e cila e ngadalësoi rimëkëmbjen ekonomike.

n.e/NOA

KOMENTE