Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Ligji për Gjykatën Administrative u kontestua nga partnerët
English

Rama: Ligji për Gjykatën Administrative u kontestua nga partnerët

Tiranë, 8 tetor, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka theksuar se mos votimi i ligjit të Gjykatës Administrative nga ana e PS-së ka ardhur dhe si pasojë e rezervave që partnerët ndërkombëtare kanë pasur për këtë draft.

Duke komentuar reagimin e Ambasadës së ShBA-ve për këtë ligj, Rama theksoi se “ne jemi shumë të keqardhur për faktin që e patëm të pamundur të japim pëlqimin tonë”. Kreu i PS-ë gjatë bashkëbisedimit me gazetarët është shprehur dhe për nisjen e protesav, motivi i të cilave është transparenca e voës.

Rama është shprehu se qëndrimi i PS-së ka qenë parimor dhe opozita nuk mund t’i jepte Berishës një Gjykata Administrative me ligj jo të plotë.

Sipas tij miratimi i Gjykatës Administrative do t’i jepte kryeministrit Sali Berisha një tjetër gjykatë për ta dominuar.

“Qëndrimi ynë është tërsisht parimor lidhur me Parlamentin, aq më tepër kur bëhet fjalë për një draf nga vet partnerët e është kontestuar nga vet partnerët e tij. Ne nuk jemi të predispozuar ti japim Berishës një gjykatë me të cilën ai të bëjë çfarë të dojë”, tha Rama.

a.k/NOA

KOMENTE