Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkodër, prenë me gur fresibël shtyllat e tensionit të lartë, i ngarkuan në kamionçinë
English

Shkodër, prenë me gur fresibël shtyllat e tensionit të lartë, i ngarkuan në kamionçinë

Shkodër, 11 tetor, NOA – Tre persona, që kishin prerë shtyllat elektrike të tensionit të lartë në afërsi të shinave të trenit në Shkodër, janë prangosur nga policia.

Arrestimi i tyre u realizua mbrëmë në orën 20.00.

Policia e Shkodrës bëri të ditur se janë arrestuar në flagrancë dy vëllezërit, 32 vjeçari Gjin D. Maxhuni, dhe Prel D. Maxhuni, të lindur në fshatin Bugjon, të Komunës Fierzë të rrethit të Pukës dhe banues në fshatin Bardhaj të Komunës Rrethina, në Shkodër si dhe 35 vjeçari Pjetër Gjoka, i lindur në Vaun e Dejës dhe banues në lagjen “Tre Heronjtë” të qytetit të Shkodrës.

Arrestimi i këtyre shtetasve, u bë pasi po dje në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë prerë me gur fresibël shtyllat elektrike të tensionit të lartë pranë shinave të trenit në fshatin Juban të Komunës Guri i Zi në Shkodër.

Policia ka mundur të kapë në flagrancë tre autorët si dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale shtyllat elektrike, të cilat tre personat i kishin ngarkuar në një kamionçinë.

Pas kryerjes së veprimeve proceduriale materialet në ngarkim të tre shtetasve në fjalë iu kaluan prokurorisë së Shkodrës për veprat penale të vjedhjes dhe shkatërrimit të rrjetit elektrik në bashkëpunim.

mit/NOA
KOMENTE