Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Platini: E meritoni një stadium si dhuratë!
English

Platini: E meritoni një stadium si dhuratë!

Tiranë, 19 Tetor, NOA – UEFA do ta mbështesë sa më shumë të jetë e mundur Federatën Shqiptare të Futbollit për krijimin dhe ndërtimin e stadiumit të ri, sepse UEFA, është një ndër të rrallat raste që ka zgjedhur pikërisht këtë federatë për ta ndihmuar për të ndërtuar një stadium të tillë.

Kështu u shpreh sot presidenti i UEFA, Michel Platini, i cili ndodhet në Shqipëri në 80-vjetorin e Federatës Shqiptare të Futbollit, gjatë një takimi me kryeministrin Berisha, duke shtuar se kjo është një dhuratë shumë e bukur dhe se Shqipëria ka shumë nevojë për një dhuratë të tillë.

“Në qoftë se ju keni ekipe të cilat mund të kualifikohen për Champions League, ato nuk mund të luhen në stadiumin që ju keni sot për sot. Kjo do të thotë se kryeministri e ka kuptuar shumë shpejt dhe shumë mirë rëndësinë se ju duhet të keni një stadium të ri. Nuk dua të lë këtu pa përmendur ndihmën shumë të madhe të ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve dhe zotit ministër, i cili i ka mbështetur shumë”, tha ai.

Duke shtuar se UEFA ka të drejtën që të investojë në një stadium që i përket njërës prej Federatave Kombëtare dhe se ajo nuk ka të drejtën që të investojë në një stadium që është i qeverisë, sepse ne jemi shoqatë sportive.

“Por, ne jemi shumë të lumtur që e bëjmë këtë”, shtoi ai.

“Për ta mbyllur, unë dua të them se jam gjithnjë shumë i lumtur kur vij në Shqipëri, aq më tepër për 80 - vjetorin e Federatës Shqiptare të Futbollit. Edhe një falënderim shumë të madh qeverisë shqiptare, konkretisht zotit Kryeministër, për ndihmën dhe mbështetjen që i jep futbollit shqiptar. Edhe një herë shumë faleminderit për pritjen”, ka përfunduar fjalën e tij Platini.

n.e/NOA

KOMENTE