Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Berisha, Meta, Nano bashkë për vjeljen e të vjetrës, PS vijon betejën
English

PS: Berisha, Meta, Nano bashkë për vjeljen e të vjetrës, PS vijon betejën

Tiranë, 19 tetor, NOA – Selia rozë ka reguar pas deklaratës së sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së, Luan Rama mbi ftesën për tryezën e reformës zgjedhore të iniciuar nga kryeministri Berisha, tryezë e cila do të mbahet të premten në orën 11.00 në mjediset e Kryesisë së Kuvendit.

Anëtarja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Megi Ajtyresa, deklaroi në një konferencë për shtyp se “Ilir Meta bashkë me shoferin e tij të ri mund të vazhdojnë të rrinë parkuar në oborrin e pushtetit të votave të vjedhura”, duke ironizuar këtu fjalët e liderit historik të Partisë Socialiste dhe ish kryeministrit Fatos Nano, i cili pati një drekë të gjatë të dielën me kreun e LSI-së dhe zëvendëskryeministrin Ilir Meta.

Ajtyresa theksoi se “Ata mund të vazhdojnë të ngarkojnë maunen e LSI-së me pasuritë që i vidhen përditë këtij populli nga qeveria”.

Anëtarja e Asamblesë Kombëtare të PS-së bëri me dije se “opozita do të vazhdojë betejën për një model të ri qeverisjeje, drejtësie shoqërore e zhvillimi ekonomik. Berisha, Meta dhe Nano janë bërë bashkë për të vjelë pushtetin e të vjetrës. Ne jemi bashkë për t’i dhënë forcë shpresës, ndryshimit, përparimit”.

Kryeministri Sali Berisha pas bërjes publike një ditë më parë të thirrjes së tryezës së partive politike për nisjen e reformës zgjedhore sot u ka nisur nga një letër krerëve të Partive Parlamentare, Edi Ramës, Ilir Metës, Fatmir Mediut, Shpëtim Idrizit dhe Vangjel Dules.

Në tryezën e partive politike ku sipas kryeministrit duhet të marrin pjesë krerët e partive politike për shkak të rëndësisë së diskutimit, në pamundësi të pjesëmarrjes së tyre duhet të përfaqësohen nga përfaqësues të lartë dhe ekspertë të partive përkatëse.

Në këtë tryezë do të diskutohet për udhëzimet që dhanë OSBE-ODHIR-it të bëra publike pas zgjedhjeve të shkuara parlamentare të 28 qershorit.

mit/NOA
KOMENTE